Saturday, 3 August 2013

Modeli Berluskoni



 

 

Nuk dua të fsheh kënaqësinë që ndjeva për dënimin e Berluskonit.

 Jo se shpresoj se diçka të madhe do sjellë në ngjarjet politike në Itali e në Europë.

 Ndoshta jo vetëm si kënaqësia e një njeriu të vogël e të pasuksesshëm, që gëzohet kur ndëshkohet i fuqishmi dhe i pasuri.

Ndoshta jo thjesht nga antipatia, që kam për këtë lloj politikani.

U ndjeva mirë që edhe në Itali jo gjithshka mund të blihet.

Mbase edhe për Bepe Grilon, që ka njëzet vjet që çirret e më në fund ka njerëz që e ndjekin.

Mbase edhe për Marko Travajon e të tjerë, që përpiqen t'i çjerrin maskën e buzëqeshjes në fytyrë e të trgojnë se ç'fshihet pas saj. Modeli i rrezikshëm i politikanit europian të pas rënies së Murit të Berlinit.

Për të trajtuar në mënyrë të plotë figurën e Berlut duhet jo vetëm kohë por edhe të shfletoj shumë e shumë shkrime të analistëve italianë dhe të huaj. Sigurisht që ka të bëjë shumë me peisazhin politik italian të pas "tanxhentopolit" dhe proceseve të "duarve të pastra" dhe rënies të partive të Republikës së dytë. Dua më tepër të nënvizoj efektin e tij negativ në politikanët e Europës Lindore, të cilët po formoheshin pas një periudhe "vakuumi" politik.

Berluskoni në pak fjalë, është bisnesmeni i sukseshëm, që ndërtoi një perandori të medias, e cilla jo vetëm e bëri të pasur, por edhe shumë të rëndësishëm në ndikimin mbi shumë fusha të jetës së shoqërisë italiane, sidomos në atë politike. Këtë e arriti duke përdorur të gjitha lKraksit, nga lidhjet me Mafian ndërmjet De Lutrit e shumë marifete të tjera. Makiavelist i dorës së parë, energjik por edhe disi vizionar, karizmatik por edhe demagog, Berluskoni arriti në një kohë rekord të krijonte Forca Italian dhe të ngitej në majë të jetës politike italiane duke u kthyer nga italiani më i pasur në personazhi i parë  i shoqërisë italiane.

Disa herë kryeministër, i përfolur dhe i ndjekur në disa procese penale, Berluskoni e vuri në kontroll Grupin e tij politik duke ju dhënë poste politike besnikëve e deri të ashtuquajturave "veline".

Ky lloj politikani i "shoqërisë demokratike" adhurohet nga politikanët e Europës Lindore duke filluar nga miku i tij Putin e deri tek Nanoja, i cili i shprehte hapur "dashurinë".

Modeli Berluskoni nuk është as i djathtë dhe as i matë. Eshtë politikani që kërkon që pushteti(e bashkë me të  ndarja e parave dhe favoreve) të mos shtrihet vetëm në grupin politik që drejton, por edhe në ekzekutivin e legjislativin dhe gjithashtu mbi gjyqësorin.

Kush fiton shumicën në zgjedhje duhet të sundojë vendin!

Kjo është idea e Berluskonit për demokracinë dhe këtë dëshërojnë pa përjashtim të ashtuquajturit lider, të grupimeve politike në ish vendet komuniste.

Këta lloj liderësh mbledhin rreth njerëz në të cilët i duartrokasin pas çdo batute që lëshojnë dhe ju binden verbërisht, të cilët veç interesit të tyre personal, kanë në mendje interesin e liderit dhe mbrojtjen me çdo kusht të figurës së tij. Për ta nuk ka as objektiva dhe as pengesa ideologjike. Programi dhe partia janë thjesht Lideri.

Për fat të keq, kjo lloj "demokracie" ka patur shtrirje të madhe në një pjesë të mirë të Europës dhe në Amerikën Latine dhe rrezikojnë shumë deformimin përfundimtar të sitemit anglo-sakson të demokracisë, që duhej të aplikohej në këto vende.

Dënimi i Berluksionit edhe pse nuk është këmbanë mortore për këtë lloj deformimi, është një hap i vogël në drejtimin e duhur. Mbase një frymëzim për brezat e rinj të juristëve për të ndërtuar institucione të pavarura juridike.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


 

No comments:

Post a Comment