Wednesday, 28 August 2013

Refleksione mbi Letren e Guerrieros


Letra e profesorit -barbon Guerriero të emocinon e ve në mendime, por më pas nxit dhjetra pyetje, shumicës të së cilave nuk mund t'ju japësh përgjigje.

E para dhe më e vështira është: A ekzistojnë tridhjetë ose disa qindrat Padronë të Botës?

Sidomos në ditët e sotme, kur të Plotfuqishmit nuk janë më Perandorët, të cilët i di gjithkush edhe nëse nuk e ka të lehtë t'i shohë apo takojë, përgjigja e kësaj pyetje është thuajse e pamundur. Le ta marim për pak  të mirëqënë ekzistencën e tyre dhe të vazhdojmë me pyetjet e tjera.

 Si do jetë bota pa këta Padronë?

Guerriero thotë që do jetë një festë e madhe e përditshme në gjithë planetin e mbuluar nga gëzimi dhe njerëzit do kenë zbuluar përfundimisht vlerat e të qëniet Qënie Njerëzore.

Si mund të jetë kjo festë e përditshme?

Eshtë e vështirë të abstragosh e të krijosh në mendje një "party" stërgjigande, që nuk rreshtën as ditë as natë. Cdokush bën atë që i pëlqen, ndihmon më të dobtit, krijon art, luan, shëllëret në plazh, i ngjitet Everestit, ushqen delfinët, ndërton anije kozmike, mbarështron flutura, plehëron vreshtat, rri me këmbët në vija e ujit, përkëdhel lemurët në Madagaskar. transplaton organe tek të sëmurët, i bie cimbalit, sharton pemë në pyjet tropikale e mijra e mijra gjëra të tjera që hyjnë në kategoritë e profesionit dhe hobit. Ndoshta hollësi të një jete e një feste të tillë nuk i gjen as në Kampanela e Mur, në socialistët e tjerë utopikë e as deri tek Xhon Lenon, që imagjononte një botë në paqe, pa kufij e prona, pa gjakderdhje e besime fetare.

Tek njerëzit mbizotëron altruizmi dhe gëzimi i të bukurës e mirësisë, kënaqësia që sjell dashuria dhe përkushtimi ndaj të tjerëve.
Le të mundohemi e të fantazojmë rreth njëzetekatërorëve të një njeriu të zakonshëm të rritur, në Botën e Festës së Përditshme.
(vijon)

No comments:

Post a Comment