Tuesday, 13 August 2013

Vajza e valeve ne mijevjecarin e ri.


Vajza e valëve

 

 

Ajo del mbrëmjeve në i njëjti shkëmb

Pranë detit,

Herë herë edhe agimeve

Me njërën dorë në zemrën që dhemb

Me tjetrën mban të zezat kinde.

 

Pret valët të sjellin fytyrën e tij

Të pasqyruar në hëna

Me mjekrën leshterikësh pështjellë,

Zbritur prej hënës mbi të detit krifë,

Të largët,

Të pakapshme,

Nga shpirti i saj ndjellë.

 

Pastaj gjinjtë zbulon

E le stërkalat e detit t'ja prekin,

Si të ishin gishtat e tij të ftohtë

Që i shtojnë drithërimat.

Sytë mbyll,

Mërmëritjen dëgjon,

E me buzët e lagura belbëzon rimat.

 

Dhe pret baticat,

Detin lart ta ngrenë,

Jo vetëm shkëmbi të presë rrahjen e valëve,

Gishtat e ftohtë mos prekin veç cicat,

Po të njëjtën ëmbëlsi t'ju përcjellin shalëve.

 

Me kindat ngritur,

E gjitha njësh me detin

Mbi fytyrën në shkumë të bardhë si fantazëm,

Ujrat e ftohtë e të ngrohur poshtë zbresin
 
Vajza e valëve tretet në orgazëm.

No comments:

Post a Comment