LETER PADRONEVE TE BOTES nga Gualtiero Mite Guerriero
Të
dashur miq të varfër e të dëshpëruar,
Unë
nuk e di as cilët jeni e as ku banoni. Veç për një gjë jam i sigurt, që ju, padronët
e sotëm të kësaj bote, jeni në majën e shkallës së trishtimit e të
boshllëkut shpirtëror , të cilat për përgjegjësinë tuaj të drejtpërdrejtë, kanë
pushtuar planetin tonë të mrekullueshëm. Thuhet, që nuk janë më shumë se
disa qindra, ata të cilët vendosin përfundimisht fatet e njerëzve në botë.
Bile disa shtojnë, se ata që kanë në dorë të marrin vendimet më të rëndësishme
për fatet e gjithë njerëzimit nuk janë më shumë se tridhjetë vetë. Nuk dihet
nëse do mësojmë një ditë se cilët jeni e ç'lloj jeni, se edhe pse gjurmët tuaja
janë kudo, është e pamundur t'ju zbulosh identitetin. Koncepti mjeran që
karakterizon të qënit tuaj, del në pah po të shohësh me kujdes morinë e
shërbëtorëve tuaj, atyre që qe janë
anëtarë Qeverish, që drejtojnë Shtetet me një sistem politik të paaftë për të
vlerësuar, vlerat e jashtëzakonshme të çdo qënieje njerëzore. Për ju e të drejtën
tuaj të pamohueshme për të vendosur mbi jetën e vdekjen e miliarda
banorëve të kësaj bote, të detyruar të punojnë me ritme të lodhshme e me
një të ardhme të mjegullt, të cilën me dinakëri ja u paraqitni edhe më të
errët. E vetmja mënyrë t'ju shpreh juve dashurinë është t'ju mallkoj, për milionat
qënie njerëzore, që kanë humbur jetën në luftra tuaja, për miliardat e njerëzve, të cilëve ju keni mohuar
mundësinë për të jetuar, duke ju a zëvendësuar me një ekzistencë të mjerë, të
lodhshme e të vështirë, në vend t'i linit të shijonin me qetëzi gëzimet e
thjeshta po edhe të pafundme të jetës. Ju mallkoj, me gjithë dashurinë
që kam mbledhur gjatë jetës sime, për miliarda fëmijë që kini vrarë në 50 vitet
e fundit, ju mallkoj duke shpresuar që forca e dashurisë sime mrekullisht do
bëjë të zhdukeni nga faqja e dheut kudo qofshi.
Veshjet
tuaja të përkora janë të qullura nga oqeani i gjakut të derdhur, dhe formulat
bajate të mbrojtjes të privilegjeve, të hartuara nga inelektualët e shitur tek
ju, ju bëjnë të ndjeheni më bosh dhe më të mjerë se ata të cilët shtypni. Këtë letër nuk e kam shkruar duke
menduar se mund t'ju bjerë në dorë, bile jam i sigurt që asnjëri prej jush nuk
ka për ta lexuar. E kam shkruar i shtyrë nga e njerëzishmja, që ndjej brenda
për shërbëtorët tuaj me sy të lidhur për t'ju thënë që kanë mundësi të
zgjedhin. Nën ju ka dy tipa shërbëtorësh: shërbëtorë fajtorë dhe shërbëtorë
sylidhur. Më të pamëshirmit janë ata që vini në krye të shteteve;
hierarkitë politike e ushtarake ndonjëherë edhe të fshehta, të cilët
kontrollojnë përmbajtjen e sitemit shoqëror të ekzistencës të gënjeshtërt si
dhe ditë për ditë bëjnë të mundur, që në mënyrë rigoroze të ushtrohet mbi të
gjithë njerëzimin. Shërbëtorët sylidhur, janë milardat e njerëzve që janë të
detyruar t'ju drejtohen shtypësve katilë me termat I nderuar, Shkëlqesi,
Eminencë, President etj., por thellë zemrës, edhe pa e ditur, kanë për ta veç përçmim. Të gjithë ata i
janë nënshtruar një jete të vështirë, ndërsa ju përdorni tetëdhjet përqind të
burimeve natyrore për të ruajtur e mbrojtur privilegjet tuaja. Mos mendoni se
mallkimet ju vijnë vetëm nga unë, një pjesë e madhe e shërbëtorëve tuaj ju
mallkojnë edhe pa e ditur vetë prej bunkerëve ku i keni mbyllur; burgjeve,
njësive ushtarake, organizatave mafioze, sistemeve zinxhir të ekonomisë që me dhunë
ju imponojnë një jetë me sa më pak krijimtari dhe inteligjencë. Ja përse ju
imagjinoj të dëshpëruar, të cfilitur nga mosnjohja e burimit të
shkatërrimit tuaj shpirtëror, sepse vala e mallkimeve të miliarda të
nënshtruarve ju arrin në çastet e vetmisë ekstreme, kur ju del gjumi dhe ndjeni boshllëkun që ju
përshkon pasi kini fjetur me prostituta 100 mijë dollarëshe, ose mendoni për
fëmijët tuaj, që kini bërë sikur i keni
dashur e nuk i keni gëzuar kurrë, sepse keni qënë të zënë duke hartuar plane
luftrash e genocidesh.
Mendoni
një çast që bota një mëngjes të zgjohet pa ju. Mendoni një botë ku të gëlojë
gëzimi. Ndoshta edhe ju, Padronët e botës, duke parë atë festë madhështore të
përditshme, do dilni prej skutave dhe do përzjeheni me turmën e njerëzve të
vërtetë, e do zbuloni tek vetja vlerat e jashtëzakonshme të qënit Njeri, para
të cilave, roli i padronit të plotfuqishëm të botës do duket një parodi e mjerë
dhe torturuese. Ndoshta kështu, më në fund do ndodhë mrekullia, që rolet e
padenja të të gjithpushtetëshmve, të përfundojnë në pjesën më të errët të
Historisë.
No comments:
Post a Comment