PER
ENIN
Falë
zotit, që kriza,
Rreziku u mund,
Dhe
i gjati lëngim,
Mbaroi më në fund
Ethja qojtur "Jetë",
U mposht më në fund.
I
trishtë se e di
Forca m'ka lënë
Dhe
gisht dot s'lëviz
Gjërë e gjat' rënë
Por
s'prish punë!- e ndjej
Më mir' jam i rënë.
Dhe
jam aq i ngrirë
Në të drunjtin shtrat,
Sa
kush të më shohë,
Do thot' kaq e pat,
Ta
ngremë në krahë
Se ky kaq e pat.
Rënkimet,
afshimet,
Cfilitjet, ankimet
Tani
kanë rreshtur,
Me ato drithërime
Të
zemrës- oh tmerr,
O tmerr drithërime!
Sëmundja,
përzjerja,
Therrësja dhembje,
U
ndalën me ethen
Që më lojti mendjen,
Ethen
qojtur "Jetë"
Që zhurriti mendjen.
Dhe
nga gjith' torturat
Ajo më e keqja
Ka
rreshtur- e merrshmja
Torturë nga etja
Për
lumin e helmët
Mallkimin tek vetja-
Kam
pirë të tillë ujë
Që të shuhet etja;
Një
ujë që buron
Nanurit me nge,
Nga
burimi vetëm
Dy pash' nënë dhe
Nga
një guvë thellë,
Dy pash' nënë dhe.
Dhe
kurrë s'do thënë,
A folur përçart,
Pa
dritë kam dhomën
Të ngusht' timin shtrat,
Se
gjithnjë njeriu
Fle në atë shtrat,
E
të flesh do dergjesh,
Në të tillë shtrat.
Shpirti
i dërmuar
Këtu prehet qetë,
Lënë,
po jo penduar
Për gulçet në jetë,
Ato
shpupurisje,
Si të gonxhes fletë.
E
tani i shtrirë,
I qetë më ngjan,
Se
e shenjtë aromë,
Erë jargavan,
Rozmarinë
erë,
Përzjer' jargavan,
E
pështjell të gjithin,
Kjo erë jargavan.
E
zhytet i lumtur
Ujrave t'Edenit,
N'ëndërr
mirësie
Bukuri të Enit;
Fundosur
i gjithi
Krrelave të Enit.
Ajo
më puthi ëmbël,
Më ledhatoi pastaj,
I
përkundur u ndjeva
Të fle në gjoks të saj
Në
thellëgjum' të bie,
Qiellorit gjoks të saj.
Kur
ditën mundi nata,
Më mori në mbrojtje,
Dhe
ëngjëjve ju lut
Të mos kisha vojtje,
Më
të madhit ëngjëll,
Të më bënte mbrojtje.
Dhe
jam aq i ngrirë
Në të drunjtin shtrat,
(Me
dashurinë e saj),
Ju thoni kaq e pat;
Po
jam aq i lumtur
Në të fortin shtrat
(Me
të në kraharor)
Ju thoni ky e pat;
E
dridheni të m'shihni
Kujtoni kaq e pat.
Por
të zemrës dritë
As qiellit s'e gjeni
Më
e fortë se yjet
Se ndriçon nga Eni;
Më
ndrit me shkëlqimin
Që buron nga Eni;
Nga
i syve ndriçim,
I të mirës Eni.
No comments:
Post a Comment