Ishte një mesnatë e trishtë, kur i lodhur, zemër brishtë
Po përpiqesha dërmuar mbi ca libra vitesh blerë-
Tundesha, mendja dremiste- Trembur sahati trokiste
Dhe dikush lehtë kërciste- lehtëzë në timen derë
"Këtë mik askush s'e priste, Që troket në timen derë
-Veç këtë
thash' menjëherë.
Pamjet syve më lëvrijnë, atë Dhjetor drithërimë.
Kur nga eshtrat nën
lëndinë, dilnin fantazma pa zë.
Mëngjesin luta me dhimbje, Më kot fletësh prisja bindje
Bindje si mos kisha dhimbje- dhimbje për
Lenorën nën të
Për të rrallën e rrezoren- Engjëjt thanë Lenor' nën zë
– Lën' pa
shënjë përgjithnjë.
Erë e butë, plot me trishtim, perdesh
shkiste, pambarim,
Më rënqethte e më dredhte, më me tmerr se tjetër herë;
Trokun zemrës për t'i ulur, përsërita i patundur
"Eshtë veç një rrugëhumbur, që troket në timen derë-
Një i vonë rrugëhumbur, që troket në timen derë"
- Këtë thashë
dhe njëherë
Zemra u bë më e fortë, C'mund të jetë më
shumë se mort.
-Zot a Zonj' që pret në portë,- i them -falmëni këtë herë.
Po ju erdhët kur dremitja, dhe e lehtë qe trokitja
Si zukamë isht' kërcitja- Kërcitja në timen derë
Ndaj nuk di në mir' dëgjova- Fët e hapa timen derë
Jashtë pus si
asnjëherë.
Jashtë n'atë terr i trembur, Gjatë ndenja, dridhur , zverdhur,
Ngecur, endur n'ëndrra tmerri si askush kurrë ndonjëherë;
Por e rëndë ishte heshtja, brenda grryer nga kureshtja
E me tingujt më të thjeshta, si të një lire të vjetër
Psherëtita oh Lenorë, Lenor' gjegji n'anën tjetër.
Veç këtë e
asgjë tjetër.
I përhumbur në
mendime, Kur erdhi trokitja tjetër
"Oh me
siguri do jetë, Diçka n'pezul që troket
Le ta shoh se
ç'farë e fshehtë është pas kanatës s'vjetër,
Zemërdridhur do
e zbuloj, C'fshihet pas kanatës
s'vjetër,
Vetëm era asgjë tjetër."`
Pak nga pak u hap kanata, kur në prag më i zi se nata
Hyri një Korb i krekosur, si prej luftrash të kaherë
Fluturoi, as dha as mori, As i hodhi sytë prori,
Por si zotëri oborri, lehtë u hodh mbi timen derë,
U hodh e mbi të u ul, n'bust të Athinës përmbi derë
Përmbi bust e
menjëherë.
E nënqeshja m'u përtëri, nga zbavitësi
zog i zi
Me solemnen paraqitje, e të përzishmen
në të.
"Ndonese pa kurorën lafshë, pjellë
e territ nderur jashtë,
Shpend i frikshëm e i lashtë, ardhur
botës nënë të,
Thuaj ç'emër të kan' vënë, brigjesh të
ferrit nënë të?"
Gjegjet Korbi "Kurrë më".
I çuditshmi zog më habiti, me të sqepit
fjalë që qiti
Edhe pse pa domethënie, dhe kuptim pak
gjen në të;
Nuk ka ndodhur kurrë më par', derës tek
një vdekëtar
Shpend të hidhet me të parë, edhe të
qëndrojë mbi të
Shpend a kafshë të kërcejë, bustit që
qëndron mbi të,
Me këtë emër Kurrë më.
Porse Korbi i krekuar, mbi statujën e
praruar
Tjetër s'tha, a thua se, shpirtin
shprehte vetëm në një
Asnjë fjalë tjetër s' mundi, asnjë pendë
më nuk tundi-
"Nuk do jetë ky i fundmi- mërmërita
nënë zë
Porsi shpresat fluturimthi, edhe këtë
agu se zë"
U gjegj Korbi "Kurrë më"
Atë çast u drodha trembur, nga përgjigja
e pastepur
"Pa dyshim" me vehte
thashë" kjo çka di e vetmja gjë,
Që më gojë ka mësuar nga një mjeshtër i
trishtuar,
Nga dështimet i dërmuar der'sa shpirti
s'nxurri më
Shpresa vitesh mbetur shuar, veçse
dëshpërim në të
Të së tillës Kurrë më."
Por nënqeshja m'u përtëri, nga zbavitësi
zog i zi
Ndaj përballë shpendit, derës dhe
statujës përmbi të
Në kolltuk u rehatova dhe me mendje
thellë blova
Ky zog ogurzi që s'ftova, ardhur ferrit
nënë të,
Ky i zi, i lig i frikshëm, edhe me të
çjerrë zë
C'do të thotë me "Kurrë më".
Mbeta në mendime rënë, asnjë fjalë pa i thënë,
Djallit me vështrim që m'shpon gjoksin me zemrën në të;
Gjatë ndenja i përhumbur, me kokën prapa përkulur,
Në ndenjësen ku isha ulur, dhe
shandanin përmbi të,
Ndenjsen me ngjyrë vjollcë, që shkëlqen kur drita e zë,
Ajo ta prekë por se
prek më
E m'u duk ajri i dendur, prej një ere të sapoderdhur
Sikur Serafim' kisht' shkelur, e plluskuar nëpër të.
"Lanxho-
klitha- Zoti dërgoi këta ëngjëj të shpëtoj
Pakëz pakëz të harroj, kujtimet që kam për të,
T'thith e thith t'opiumit lloj, Lenor'n të fshij, dhimbjen për
të."
Këlthet
Korbi"Kurrë më".
"Profet -thashë- emërshuar, Shpend ti qofsh, djall i Mallkuar
Prej skëterrës i dëbuar, a furtunës gjithë zë;
Hallakatur,
shpirtrash rrekur, tek kjo shkretëtirë e vdekur
Në
kët' dhomë tmerr përndjekur, thuam' t'lutem, bëmë zë,
Gjendet
balsam në Xhilied, po të lutem, bëmë zë."
Bëzan Korbi "Kurrë më".
"Profet- thashë- emërshuar, Shpend ti qofsh, djall i Mallkuar
Për të paradisit fron, e për atë Zot që rri mbi të
Thoji shpirtit të dërmuar, n'atë Eden të bleruar,
A do kem për ta takuar, të shenjtën Lenorë në të,
Më të rrallën e rrezoren, ëngjëjt n'krahë e mbajnë atë,
Krak'rrit
Korbi "Kurrë më".
"Le të jet' kjo fjala e fundit- thirra, zëri muret tundi-
Ti rikthehu në furtuna, a brigjesh t'ferrit nënë të,
Dhe mos lerë të zezë pendë, peng për gënjeshtrën e thënë
Vetminë ma lerë brengë- ik
nga busti përmbi të,
Sqepin nga zemra ti hiqma, dhe lësho vendin që zë."
Dhe
nuk lojti me sy ngulur, ende ulur, ende ulur
Mbi
të Athinasë bust, vënë derës përmbi të,
Tej
më shpon me atë vështrim, si të djallit të lig përçmim,
Kur
i shandanit ndriçim, në dysheme hijen i
lë,
Dhe
i shkreti shpirti im, shtrirë poshtë bashkë me të
Rënë për mos u
ngritur më.
Ne foto- Statuja e Korbit ne shtepia muze e Poes ne Filadelfia. Gusht 2011
Ne foto- Statuja e Korbit ne shtepia muze e Poes ne Filadelfia. Gusht 2011
No comments:
Post a Comment