GRUPI SPECIAL I HETIMIT
Në orën 12.45 arriti edhe nëntoger Ilir Zina. Ishin të gjithë në mbledhjen e parë. Major Kaçi hodhi njëhere sytë nga Fredi dhe pasi pa që ai dicka skiconte në bllokun e tij nisi të flasë:
- Përgjegjësia mbi shpatullat tona është historike. Nga zgjidhja që do i japim këtij krimi varet e ardhmja e vendit. Të gjithë e dimë se marëdhëniet Pozitë-Opozitë janë të tendosura në ekstrem. Prandaj na duhet nje veprim energjik, i koordinuar dhe efikas. Vetëm kështu mund të parandalojmë rritjen e ortekut politik të ngjarjeve, i cili mund të shpjerë në një prishje të ekuilibreve politike në vend, rajon edhe më gjërë.- Më pas mori frymë thellë, i kenaqur nga hyrja e shkurter dhe domethënëse, që kishte bërë dhe vazhdoi:
-..mund të fillojmë me raportimin për detyrat, që dhamë në mëngjes. Toger Afrim Shano.
- Së bashku me Aldan morëm në pyetje 24 persona, të cilët ndodheshin mbrëmë në Hotel. 18 prej tyre nuk dinë se ç’ka ndodhur dhe nuk e kanë parë ndonjëherë Leon Gurazin. Tre të tjerë, që kanë fjetur në hotel gjatë ditëve të fundit, thanë se e kanë parë mëngjeseve në restorant dhe janë këmbyer disa herë shkallëve(Fredi mendoi si mund të këmbeheshin në ato shkallë), por veç përshendetjeve nuk kanë kanë folur me të. Diçka më tepër di roja, por deshmia e tij është kontradiktore. Herë thote se flinte dhe nuk dëgjoi gjë, here qe bente sikur flinte, se e dinte qe Leo dilte jashte ne ate ore zakonisht per te percjelle ndonje vizitore. Pyetjes sone nese njihte gruan ose grate qe percillte Gurazi, ju pergjigj se pikerisht per kete shtirej se flinte. Mos I vinte ato ne siklet dhe mos I dinte cilat ishin… Mendoj që duhet pyetur sërish, ndonëse është tip shumë i çuditshëm. Te dyshimtë na u dukën çifti, qe flinte mbreme ne dhomen ngjitur. Nuk pranonin të jepnin shpjegime pse kishin fjetur në hotel. Te dy jane banorë të këtushëm. Vajza duket më e trembur, kurse djali jep përgjigje të shkurtra vetëm për gjëra pa rëndësi. Të dy nuk kanë qënë të dënuar më pare, por djali është arrestuar një herë para dy vjetesh nën akuzën bashkëpunim me organizatën terroriste “Drejtësia e Vonuar”. Eshtë liruar pas 3 javësh nga Prokuroria për mungesë provash… Ada thotë, që në atë kohë u fol rreth një shumë të madhe qe ishte dhene per lirimin e tij. Quhet Ad Shulku. Ndërsa vajza Elinda Teli.
- Këta të dy dhe rojen do t’i pyesim menjëherë. Ndërkohë, të mbahen këtu të gjithë ata që janë rregjistruar në hotel dy ditët e fundit. Të tjerët mund të largohen. C'mendim kini zoti Metani?
Fredi pohoi me kokë.
- Nga tetë punonjësit e hotelit, që kanë qënë dje në punë, vetëm sportelistja e turnit të paradites e ka parë. Sipas saj, Gurazi ka hyrë rreth orës 10.45' ose 11.00 dhe nuk ka dalë më nga dhoma. Si gjithnjë, e kanë vizituar shumë persona, mes të cileve ka patur edhe të tillë, që nuk i kishte parë ndonjëherë. Por, më shumë kanë qënë antarët e stafit, të cilët hyjnë dhe dalin vazhdimisht në dhomën 34. Nuk i kujtohen cilët kane qënë të fundit që kanë hyre ose kane dalë gjatë turnit të saj. Sportelistja e pasdites, tha se nuk i kishte rënë në sy ndonjë gjë jo normale, vetëm se rreth orës 15 e 35', Leo e kishte njoftuar që të mos lejonte njeri të ngjitej në dhomën e tij. Kjo gjë kishte ndodhur edhe herë të tjera kur ai donte të punonte pa u shqetësuar.
- Pra diçka kemi të qartë për momentin. Leon Gurazi ka hyrë në hotel rreth orës 11 të paradites. Prej orës 3 e gjysëm të pasdites deri më 5 pa një çerek të mëngjesit ka qënë në dhomë. Nuk ka të dhëna nëse ka dalë për të ngrënë drekë ose darkë. Pra ka drekuar vetëm ose me të tjerë në dhomë dhe e njejta gjë ka ndodhur gjatë darkës. Për çudi në dhomë ka vetëm një shishe të gjysmuar rakie. Pra mbetet që Gurazi të mos ketë ngrënë, ose të ketë dalë pa u parë nga njeri jashtë. Që ata që ishin me të në dhomë të kenë marë me vete mbeturinat e ngrënies është e pamundur se ata nuk kanë patur kohë te fshehin gjurmët. Po ju Bert, ç’morët në Spital?
- Mora raportin Mjeko-Ligjor. Opinioni i Kryekirurgut është se veprimi mund të ketë qënë i qëllimshëm, por nuk përjashtohet edhe ai aksidental. Nuk ka shenja të dukshme, që të mund të konkludohet se Leon Gurazi ka rezistuar me të gjitha forcat ose është torturuar sistmatikisht. Ka vetëm disa hematoma në gjoks, në rrëzëkofshën e djathtë dhe rreth qafës. Gjendja e përgjithshme paraqitet pa rrezik për jetën, por nuk mund të thuhet se ç’dëmtime mund të jenë shkaktuar në tru, për shkak të hemoragjisë të stërzgjatur. Gjithshka pritet të sqarohet pasi të dalë nga koma.
- Atehere nuk bëhet fjalë për të patur shpejt dëshmine e të vetmit njeri që ka qënë në dhomën 34, në këto momente. Cdo enigmë duhet ta zgjidhim vetë. Vazhdo nëntoger Zina.
- Për vetë pozicionin që mu dha, në fillim krijova raportet me stafin e viktimës Leon Gurazi. Kërkova të më kalohej i gjithë dokumentacioni përkatës dhe më pas do vazhdohej me pyetjet përkatëse ndaj antarëve. Përsa i përket anës së tyre pozicionale, mund të them se nuk gjeta bashkëpunimin e duhur si për kalimin e dokumentacionit ashtu edhe për dëshmitë rreth raporteve të tyre me viktimën. Ndaj mendoj për rishikimin e anës sonë pozicionale në raport me stafin e Gurazit. Në të kundërt, pozicioni i drejtuesve të Telecel-it ishte teper bashkëpunues. Kjo eshte lista e telefonimeve të dy ditëve të fundit.
Fred Metani vuri re lëvizjet e prera, që kreu nëntogeri për t'i dorëzuar listën Majorit dhe mendoi që Zina duhet të kishte punuar për një kohë të gjatë si instruktor qitjeje në ushtri. Ndryshe, nuk mund të shpjegoheshin gjithë "pozicionet" dhe "anët pozicionale" të tij, mendoi duke qeshur me vete dhe shënoi në bllokun e tij”…gjej pozicionin më të pershtatshem për IZ”.
Majori i hodhi një sy listës dhe ju drejtua të gjithëve:
- Nëse nuk ka pyetje mund të fillojme me përcaktimin e pistave. C’mendim keni zoti Metani?
Hetuesi vazhdoi të shkruajë në bllok, për të fituar kohë që të jepte një përgjigje të kujdesshme. Nuk ishte koha për të hyre në debat me Major Kaçin.
- Le të jape çdonjëri mendimin e tij rreth pistave, bazuar në ato që posa dëgjuam. Si thoni Bert?
Berti u kap në befasi nga pyetja e hetuesit dhe pasi mblodhi buzët nisi të fliste ngadalë:
-…Mendoj…është ende shpejt për të arritur në çfarëdolloj konkluzioni. Kemi shumë pak fakte që të çojnë diku.
Toger Afrimi dhe Alda tundën kokat duke miratuar thënien e Bertit.
- Po ju nëntoger Zina?
- Per vetë anën pozicionale, që kam në Grup, mendoj që pistat përkatëse mund të përcaktohen kur gjerat të jenë më të faktuara.
“C’mendim keni ju Major?” ju drejtua së fundi Fredi bashkëkryetarit të Grupit.
Major Kaçi mezi përmbahej të mos shpërthente, gjë që nuk shpëtoi pa rënë në sy.
- Me këtë ritëm pune nuk kemi gjë në vijë. Sytë e të gjithëve, e të gjithë kombit do thoja, janë drejt nesh. Presin, presin të përcaktojmë drejtimet e hetimit, presin që Grupi Special i Hetimit të jetë efikas e të dalë me përfundime sa më parë… Ne kemi më se shtatë orë pune dhe nuk jemi në gjendje të përcaktojmë dy-tre drejtime.
- Mbase ju dhe unë kemi opinionet tona për pistat. Të tjerët i dhanë mendimet e tyre. Eshtë rradha jonë tani.- foli qetë Fredi.
- Unë i qëndroj mendimit që ju shpreha më parë. Dy janë për mua pistat e mundshme.
- Deri diku edhe unë bashkohem me ju. Duket që janë dy ose më shumë pista. Tani për tani na duhet më tepër informacion për të arritur në perfundime. Mendoj të takohemi po këtu pas 3 orësh. Berti përgatitni shpejt një raport mbi ç’u gjet në dhomë, dëmtimet e viktimës dhe përfundimet e raportit mjeko-ligjor. Nëntoger Zina bëj një kopje të listës së telefonimeve nga celulari i Leon Gurazit dhe pyeti në Zyrën Elektorale ata që kanë biseduar me të. Kërkoju hollësi në varësi të kohëzgjatjes së bisedave. Toger Afrimi, hetoni rreth njerëzve që jane në listë dhe përgatitni një raport të shkurtër me hollësi rreth punëve që bëjnë, marëdhënieve me Gurazin dhe nëse kanë patur probleme me rendin më parë. Ju lutem, gjeni menjëherë dhe silleni këtu Pjetër Dinin. Ti Alba bëj një përmbledhje të gjithë hetimeve të kryera. Ne po vazhdojmë të pyesim ata që kanë më tepër lidhje me ngjarjen… Në rregull Major?
Ndërsa Major Kaçi heshte me nofullat e shtërnguara, të tjerët filluan të dalin nga dhoma, për të shmangur praninë në sherrin mes bashkëkryetareve. Të dy, nuk shihnin më njeri tjetrin, por dukej sikur përpinin me sy emrat në listën e telefonimeve nga numuri 016781433.
NDERKRERESE 2
LISTE E BISEDAVE TELEFONIKE TE NUMURIT 016781433
Nr Abonenti Hyrëse Dalëse Koha Kohëzgjatja
- Kris 016795522 15.22/02/02/ 01’28”
- Zyra Elektorale LG 6793444 15.18/02/02/ 00’36”
- Ndërkombëtare 15243086217 15.07/02/02/ 03’49”
- Zyra Elektorale LG 6793444 15.02/02/02/ 02’36”
- Edvin Lohja 017536989 14.49/02/02/ 04’23”
- Alda Melsi 01635726 14.23/02/02/ 02’55”
- Kryesekretaria e PV 6428889 14.06/02/02/ 01’16”
- Ziso Fanti 6354781 13.34/02/02/ 04’03”
- Atmir Beli 016713403 13.09/02/02/ 11’17”
- Zyra Elektorale LG 6793444 12.44/02/02/ 04’33”
- Zyra Elektorale LG 6793444 12.18/02/02/ 00’42”
- Nanita Mane 01684219 11.55/02/02/ 03’27”
- Alda Melsi 01635726 11.36/02/02/ 04’09”
- Kabina 618 5332618 11.16/02/02/ 02’55”
- Edvin Lohja 017536989 10.48/02/02/ 05’13”
- Zyra Elektorale LG 6793444 10.42/02/02/ 01’47”
- Ndërkombëtare 453726852 10.29/02/02/ 05’38”
- Demosten Duma 01674423 10.12/02/02/ 03’48”
- Ramadan Xhezi 016734686 09.42/02/02/ 16’24”
- Kabina 618 5332618 09.27/02/02/ 02’28”
- Jorgo Gurgullima 016935353 09.20/02/02/ 05’14”
- Zyra Elektorale LG 6793444 09.13/02/02/ 04’31”
- Edvin Lohja 017536989 08.58/02/02/ 06’22”
- Kabina 618 5332618 08.16/02/02/ 02’41”
- Ndërkombëtare 15243086217 04.56/02/02 03’24”
- Demosten Duma 01674423 10.12/01/02/ 02’19”
- Edvin Lohja 017536989 09.38/01/02/ 04’55”
- Alda Melsi 01635726 09.03/01/02/ 02’07”
- Nanita Mane 01684219 08.43/01/02/ 05’13”
- ……………………………………………………………………………………………….