Nje mikja ime kishte vene ne FB nje ekuacion per Diten e Shen Valentinit te ketij viti, qe e barazvleronte me 0. (14-2-12=0) Nje shaka me numura, qe do jete 0 vetem kete vit. Ne vitet qe vijne i njejti ekuacion do jete i vlefshem por negativ.
Festat jane festa edhe pse tregetare. Eshte e cuditshme ky festim i dashurise, por po aq te cuditshem eshte edhe Dita e Nenes apo Babajt. Dite qe nuk kane kuptim nje here ne vit edhe nese ben dhuratat me te qelluara.
14 Shkurti, nga menyra se si festohet ne qytetet ku jetoj apo kam jetuar, sepse me kujton nje kenge te nje filmi neorealist italian " Kur mbremja bie lehte/ Posa Hena ka ndricuar?/Dalin lepujt nga pylli/ Dy nga dy te dashuruar." Nuk i shpetoj dot kesaj figure kur mendoj qe gradualisht, lokalet do mbushen nga "]iftet e dashuruar", qofshin ne momente lumturie apo krize te ciftit. Ne kete dite, ndienja e tyre, qe eshte gjeja me me rendesi qe kane ne kete bote, eshte me shume se kurre prone e te tjereve dhe jo e tyre. Qe dje e sot , ne vendet ku punojne a mesojne, te dashuruarit, duhet t'ju tregojne edhe te tjereve per planet qe kane per festimin e dashurise. Nuk mund te mbajne edhe meri me njeri tjetrin edhe nese jane grindur, sepse "ata- te tjeret", qe nuk kane hic te bejne me ndienjen e tyre do i shikojne me dyshim.
Gara vazhdon neser, sidomos ne rrethet e femrave. Neser krahasohen dhuratat dhe lokalet e mbremjes, e ne nje fare menyre i vihet vlera e vertete te dashurise!
" E une nuk dua te te sjell lule
As te te puth si bejne te tjeret
Mbremjes se mbushur kristale;
Ne gjunje te perulem
A qafes lehte te ve perla,
Nuk mund te blej oret qe me fale
Kur mbyllej e shtuna e niste e diela.
Dua
Te perndahem i gjithi imtas,
Te jem mbremjeve kur s'me ke pran',
Si nje tis ndienje qetesisht trazuar,
Qe te peshtjell,
Te zgjon,
Por edhe ngrohte te mban."
No comments:
Post a Comment