Thursday, 8 December 2011

Kreu IV i "Perdhunimit"

                                    HOTEL ADRIANA

           
Nga Këmbanarja e Vjetër, e cila në shekuj ishte quajtur  Qendra e vërtetë e qytetit, po të ecje pesë-gjashtë minuta ne veriperëndim dhe të kaloje bllokun me apartamente te parafabrikuara, do dalloje një reklamë vertikale, e cila fillonte në katin e katërt  të një ndërtese të bardhë, të suvatuar thjesht dhe zbriste deri në të dytin. Me gërma gotike ishte shkruar HOTEL ADRIANA. Në katin përdhe binte në sy hyrja për në restorant, e cila shërbente edhe si recepsion. Në të djathte dallohej një lulembajtëse e madhe betoni dhe një kabinë telefonike. Fred Metani nxitoi të hynte për t’ju shpëtuar kamerave të shumta, që ndonëse larg, ishin  drejtuar  në katin përdhe të hotelit.
             Punonjësit duhet të ishin në ndonjë nga mjediset e kateve të sipërm dhe në  restorant shiheshin vetëm oficerët e “Task Force”. Fredi pyeti njërin prej tyre për Shefin. Pastaj mori të ngjitej në shkallën e ngushtë spirale, e cila të shpinte në katin e dyte. Shkalla ishte tejet e ngushtë dhe mendoi se si mund të ngjiteshin dhe zbrisnin klientet bullafiqe. Në fund të tyre u përball vetëm me mure të bardhë e të pjerrët, që nuk të linin të kuptoje se ç’drejtim duhej marë. Nuk kishte asnjë derë. Për disa çaste qëndroi duke hamendësuar se si mund te dilte nga ky holl idiot, pastaj vazhdoi disa hapa në të majtë drejt nje qosheje, e cila shquhej më tepër se të tjerat nën efektin e një drite, që shuhej dhe ndizej. Qoshja hapej në të djathtë dhe të shpinte në një lloj vestibyli trekëndor. Në çdo mur kishte një derë të bardhë. Uli dorezën e të parës dhe e shtyu. Ishte e mbyllur. E dyta u hap dhe mes tymit te duhanit dalloi ulur drejtorin e Shërbimit Inteligjent, shefin e tij dhe major Kaçin, zëvendësdrejtorin e dytë të SHI-ut, si thirrej shkurt Sherbimi Inteligjent i vendit. E pane me një lloj indiference dhe pa i folur, e ftuan te ulej ne kolltukun e lire. Shefi filloi të fliste, pa zënë vend Fredi.
            - Po të them shkurt ç’ka ndodhur. Në dhomën 34, në katin e tretë të hotelit, jetonte  javët e fundit Leon Gurazi. Rreth orës 2 të mëngjesit, dikush ose disa janë munduar ta dhunonin seksualisht. Si rrjedhojë ai është plagosur në organet seksuale dhe ka patur shumë hemoragji. Eshtë gjetur i lidhur në shtrat në gjendje kome nga manaxheri i hotelit i cili ka njoftuar SHI-un. Gurazi është transportuar menjëherë në spital… Grupi Special i Hetimit do jetë i të dy institucioneve dhe do kryesohet nga Major Kaçi dhe ti. Nuk ka kohë për të humbur. Mund të ngjitesh të shohësh dhomën. Fotografi të viktimës në shtrat nuk janë bërë. Njerëzit i keni ketu. Klientët, punonjësit e hotelit dhe ndihmësat tuaj. Tundu Fred se kemi humbur më shumë se një orë deri tani…
            Fredi kuptoi, që nuk ishte kohë e përshtatshme për të pyetur. U ngrit dhe priti të bënin të njëjtën gjë dhe të tjerët. I vetmi që lëvizi ishte Major Kaçi. Dy të tjerët qëndruan me sytë ulur mbi shënimet e tyre, si për të mos lejuar asnjë pyetje apo diskutim për ç’ka ishte thënë. Majori hapi derën e dhomës dhe i bëri shenjë Fredit ta ndiqte. Në njerin nga cepat e vestibylit trekëndor, fillonte një shkallë e pjerrët që të shpinte në katet lart. Përsëri  shkallë vetëm për një kalues. Fredi priti deri sa majori të arrinte afër majës dhe pastaj filloi të ngjitej, për të shmangur tundjenn para hundës së tij të revolverit në këllëf, mbi mollaqet e majorit. E prisnin shumë të papritura jo të këndshme me të zotin e armës, ndaj deshi t’i shtynte sa më shumë të ishte e mundur. Kishin arritur para derës së dhomës 34 dhe përshëndetën policin roje. Pastaj Majori uli dorezën dhe nga dera e hapur u duk një masë e madhe ngjyre e kuqe e errët, që spikaste mbi shtrojet dhe muret e bardhë. Ishte gjaku i Leon Gurazit. Nuk i kishte qëlluar shpesh të shihte këtë lloj përgjakjeje. Mendoi se duhet të ishte e zakonshme në spitalet fushore gjatë luftrave të fundit. Pastaj u mundua të kapë me sy ç'kishte të veçantë në dhomë. Kompjuteri portativ mbi tavolinë, disa dosje dhe libra të mbivendosur, një palë çorape të flakura nën karrige, një shishe e përgjysmuar me një lëng pa ngjyrë, ndoshta raki dhe asgjë tjetër. Të gjitha këto në sfondin thjesht të bardh të dhomës dhe të ngjyruar lehtë në rozë nga reflektimi i stërnjollave të gjakut të mpiksur. Në brinjët e drunjtë të kresores dhe këmbores të shtratit, binin në sy një rrip mesi dhe tre pjesë mbulesash, që duket se kishin shërbyer për ta mbajtur të lidhur viktimën gjat torturimit. Fredi e kapi veten në gabim, kur i shkoi ndërmend nxitimthi tortura. E kishte mësuar veten mos i jepte krahë fantazisë gjatë hetimit, por të përqëndrohej tek imtësitë. Për mos gabuar. Kjo kishte bërë të ishte më i sakti në përcaktimin e pistave.
            - Këtu u gjend në komë në orën 4 e 52 minuta. U lajmëruam menjëherë dhe në orën 5 e 8 minuta ishim këtu bashkë me Ndihmën e Parë. E nisëm në spital pas 4 minutash dhe ka arritur atje më 5 e 23. Më 5 e 36 e futën në sallën e operacionit. Kohë rekord. Me 6.06 kam marë në dorë drejtimin e hetimeve dhe filluam të pyesim të gjithë personelin dhe klientët e hotelit. Me 6 e 10 janë bllokuar rrugët, që të nxjerrin jashte qytetit. Me 6 e 15 edhe aeroporti… Kemi 5 ore e gjysëm në punë itensive.
            - Ngadalë të lutem Major. Më thuaj kush e gjeti më 4 e 52?”
            - Manaxher Tafili, bashkëpronar i hotelit.
            - C’farë dëgjoi ose pa, që hyri në dhomë?
            - …Ishte një kontroll rutinë, që e bën gjithmonë gjatë turnit të natës. Dera e dhomës ishte gjysëm e hapur.
            - Ai ose roja kishin parë a dëgjuar gjë të pazakontë?
            - Nuk rezulton gjë e tillë. Roja flinte në kolltukun e hollit.
            - Ka dalje te tjera hoteli?
            - Dera e pasme e furnizimit të restorantit. Ka qënë e kyçur.
            Major Kaçi jepte serbes përgjigjet duke e parë hetuesin me një lloj përçmimi, sikur t’i thoshte, që këto pyetje duheshin bërë pesë orë më parë, atëhere kur vigjëluesit punojnë dhe juristët e përkëdhelur zdërhallen në kushedi se ç’shtrate.
            - Askush nuk ka dëgjuar as edhe një zhurmë të vetme?
            - Nuk mund të thuhet saktësisht se nuk kanë degjuar. Diçka mund të ketë dëgjuar Manaxheri… Mund ta pyesësh atë për hollësitë.
            - Pse u lajmërua SHI-u dhe jo policia?
            - Këtë pyetje mund t’ja bësh Manaxherit. Unë di që kemi vepruar rrufeshëm, në përputhje me të gjitha dispozitat ligjore. Menjëherë kemi lajmëruar edhe policinë…”
            - Major, unë dua të kuptoj se ç’ka ndodhur. Nuk kam ndërmend të ve në dyshim veprimet tuaja… Pati ndonjë arsye përse nuk u bënë foto të viktimës në vendngjarje?”
            - Vetë cilësitë e veçanta të personit të dëmtuar, i jepnin përparësi ndimës të menjëhershme dhe jo proçedurës të veprimeve në vendngjarje.”
            - Cilët janë pjestarët e grupit të hetimit?
            - Nga ju Berti dhe Alba Demaj. Nga ne, toger Afrim Shano dhe nëntoger Ilir Zina. Bertin e kam dërguar në spital për të ndjekur gjendjen e Gurazit e për ta pyetur po qe se del nga koma, Afrimi dhe Alba po vazhdojnë me pyetjen e personelit, ndërsa Ilir Zina po merret me dokumentacionin, në Zyren Elektorale të Leon Gurazit.”
            - Kush i mban lidhjet me policinë?”
            - Unë. Edhe me Task Force.
            - Mirë… Po filloj me pyetjen e  atyre, që ndodheshin mbrëmë ne hotel. Më jep të lutem kopjet e proçes-verbaleve.”
            - Janë të gjitha në video-regjistrues. Veç të parës, asaj të manaxher Tafilit. Grupi teknik nuk kishte arritur ende. Kam mbajtur shënime të sakta… Mund t’ju bësh një kopje.
            - Mirë. Më vonë… Po qe se e sheh te mundshme, shiko kush është më i lirë nga Grupi, për të marre nga Teleceli listën e bisedave telefonike, që ka bërë Leon Gurazi tre ditët e fundit.
            “…Këtë e kisha menduar ta bënit ju, por po i them nëntoger Zinës si të mbarojë me Zyrën elektorale të Gurazit.”
            - Në rregull. Une po shkoj të pyes Manaxherin.”
            - Më parë do ishte mirë të përcaktonim një rradhë veprimesh, në bazë të dy pistave që kam përcaktuar. E para është ajo e një krimi politik të menduar gjatë dhe të ekzekutuar mirë nga segmente të opozitës ekstreme në bashkëpunim me një shërbim sekret të huaj, ndersa e dyta ajo e një shpërthimi momental nga një homoseksual i fyer rëndë.
            Fred Metani filloi të humbte durimin. Ndjeu duart, që filluan t'i dridheshin, ndaj shtrëngoi nofullat dhe e pa drejt në sy bashkëfolësin. Qëndroi ashtu gjatë duke pritur tjetrin të ulte sytë ose të shtonte diçka tjetër. Major Kaçi nderi një gjysëm buzëqeshje ckërmitëse dhe e vështroi me qesëndi hetuesin. Kishte arritur ta nervozonte.
            - Dëgjo Major. Unë do ju kthehem pistave tënde dhe çdo lloj çudie, që mund të të ketë shkuar në mend, pasi të jem njohur me faktet. Do jem poshtë për të pyetur manaxher Tafilin…” -tha Fred Metani duke e detyruar veten mos shpërthente dhe doli me nxitim nga dhoma 34.

           
           

Qendra e Djathte Europiane dhe Shqiperia.

Ishte nje deklarate e djeshme e Zhozef Daul, nje nga kreret e PPE-se, qe me ben te hedh dy rrjeshta per rolin e te huajve ne mbarevajtjene e puneve ne Shqiperi. Me dy fjale, deklarata ishte "Ti miku im Berisha ke shpetuar jete njerezish, se ai Rama, sikur eshte pak i semure thone!". Zhozef Daul nuk eshte leng groshi megjithese vjen nga nje fshat i Alzases dhe ka qene nje kohe te gjate fermer. Esht enjeri me peshe ne politiken franceze dhe Europiane. Nuk po thote ndonje gje te re, vetem po thote hapur ate qe flitet ne korridoret e Brukselit dhe Uashingtonit- Rama nuk eshte i pergjegjshem!
Eshte keq per Shqiperine, kur nej njeri si Berisha, i cili i vuri zjarrin vendit me 1997, tani konsiderohet si politikani me i besueshem ne vend nga te huajt. Me sjelljen e Rames ne qeveri me 1998, Nano i vuri vendit nje tjeter bombe, edhe me e rrezikshme se korrupsioni qe inkurajoi gjate qeverisjes se tij.
Edhe karta e fundit anti-Berishe, ne te cilen shpresojne shume njerez ne Shqiperi(edhe avokati im ne Shkup), ajo e te huajve, eshte tashme nje karte e djegur. Shqiperia mbetet per Europen perfundimisht(ose dhe per disa vjet) nje lagje jevgjish e ndare ne dy grupe qe zihen, e ku njerit nga shefat jevg nuk mun dt'i besohet.
Situata e Europes eshte shume e keqe. Kjo ben qe vemendja ndaj Shqiperise te jete gjithnje e me e dobet. Shume shume, per te gjithe Ballkanin do perdoret kuti i mosbesimit qe po perdoret per Greqine. "Nje administrate e paafte per te bere reforma", cilesohej sot administrata greke ne shtypin perendimor dhe nen kete etikete hyjne padyshim edhe gjithe vendet e tjera ballkanike.
Te gjitha ngjarjet e ketij viti po shkojne ne favor te Berishes. Po qe se nuk ndodh nje mrekulli, ai do jete ne krye edhe pas 2013-es.

Wednesday, 7 December 2011

"Miqte u zemeruan"(vijim)

Nga persiatjet rreth nje libri te vogel per femije, i shkruar ndoshta nga nje autor jo shume i njohur, hapen dhe duhen shtjelluar disa nga temat kryesore te filozofise se jetes. Te renda per shpatullat e mia. Po le te vazhdoj se ketu, ata 5-6 veta qe me lexojne, do m'i falin lajthitjet.
Perse jetojme?
A ka kuptim kjo pyetje apo me mire duhet formuluar c'kerkojme nga jeta? Dhe me pas, lindin te tjera pyetje natyrshem:
A duhet t'ju themi femijeve, gjithshka qe kemi zbuluar rreth kesaj jete, apo me mire t'i leme ta gjejne enigmen vete?
A jemi kryesisht qenie individualiste apo shoqerore?
A duhet te bejme c'mos qe 'kolonia" e milingonave njerez te funksionoje mire, se ne te kundert jemi te humbur?
A duhet te na behet vone nese nuk i permbushim standartet qe ka vene shoqeria, pra nese "miqte zemerohen"?
Bobooooooooo....
Nga t'ju a gje anen gjithe ketyre pyetjeve.
Le ta nisim nga e fundit.
Shoqeria moderne ka vene disa standarte, te cilat do s'do duhet t'i permbushesh. Nje pjese e mire jane te bazuara ne dekalogun e Moisiut, qe eshte ne baze te moralit te sotem te Njerezimit, ndersa te tjerat, perputhen me kete stad te zhvillimit te shoqerise(per stadin e zhvillimit te qenies, nuk i behet vone nese perputhet apo jo).
Te tjerat, qe propagandohen me force ne media, ne fjalime politikanesh e profesoresh, ne libra autoresh serioze, pak a shume jane edhe keto te mbeshtetura mbi doktrinen kristiane edhe pse te perqafuara nga ateistet:
-Njeriu duhet te punoje sa me shume qe te zhvillohet.
-Njeriu nuk duhet te ndalet se studiuari dhe mesuari.
-Njeriu duhet te doje Atdheun e t'i sherbeje atij.
-Njeriu duhet te jete i sukseshem ne do te vleresohet nga shoqeria ku jeton.
Pak a shume thuhet, qe nese kemi arritur kete zhvillim qe kemi sot, e kemi arritur duke ndjekur keto parime dhe duke ju permbajtur Kodit moral qe rrjedh nga 10 porosite e dhena ne malin Sinai.
(vijon)

Tuesday, 6 December 2011

"Miqte u zemeruan"

Ishte titulli i nje libri te vogel per femije, me figura dhe me nje format te vogel, gati katror, liber i cili me brente ndergegjen kur e rilexoja. Ishte perkthimi i nje libri te huaj, ndoshta autor englez, me nje fabul te thjeshte. Nje majmun(nuk di nese kishte emer)kishte vendosur te ndertonte nje shtepi dhe ftoi ne vere, rreth e rrotull xhungles, elefante, antilopa, zebra , gjirafa, e turlilloj kafshesh, ti vinin ne vjeshte per te festuar hyrjen ne shtepine e re. Po fillimin e punimeve, meqe ishte vere dhe vec se c'ishte per te luajtur, e shtynte per te nesermen. E keshtu vazhduan "te nesermet" deri sa miqte e ftuar, erdhen ne festen e madhe te perurimit dhe nuk gjeten as shtepi dhe as sofer te shtruar! Vetem majmuni qe luante edhe diten e perurimit dhe e gjithe tufa e miqve me luge ne brez, iku e zemeruar.
Kisha nje lloj cfilitje ne shpirt, kur e shfletoja, bile edhe kur e shihja ate liber me nje kopertine bojeqielli dhe me miqte qe e shihnin shtrember majmunin qe i kishte genjyer! E dija qe i ngjaja shume, se i lija gjithnje detyrat pa bere dhe c'i kisha premtuar vetes e shtyja per te nesermen.
Duhej te kalonin shume e shume vjet, dhe te kisha erdhur ne emigracion, per t ekuptuar qe ishte nje brerje ndergjegje e kote dhe qe thenia "pune e sotme mos e lere per neser" nuk eshte me vlere universale.
Majmuni i gjore jo vetem qe mbeti pa shtepi, por duhet te degjonte edhe denglat e miqve, qe ishin gati vetem te mernin pjese ne feste!
Po mos i genjente!- do hidhet menjehere ndonje nga miqte e mij moraliste, qe e urrejne genjeshtren, pa e vrare mendjen shume, se majmuni nuk donte t'i genjente miqte. Perkundrazi, donte t'i gezonte, ose t'i bente pjese te gezimit te tij, qe kishte bere dicka. Ai qe isht eviktima, ishte majmuni vete, ose pjesa e qenies te tij, qe donte te ishte si te gjithe te tjeret, ose me mire te merte etiketen "i vlefshem per shoqerine". Ne liber nuk kuptohej as perse i duhej shtepia majmunit. Bile i gjithe "fundi tragjik" ishte merzitja e miqve dhe jo te lagurit ne shi apo te perveluarit ne diell. Majmuni nuk ishte as i martuar, qe te thuash se e nxiste e shoqja " shiko sa te mire e kane ata shimpazete vilen! dorezat i kane si te lara ne flori! Te hysh brenda te iken truri!". Jo. Majmuni ishte nje beqar i viteve '50, te cilit Natyra ja kishte bere kesmet te hidhej sa ne nje peme ne nje tjeter e te hante banane!
Po "miqte ama u zemeruan"! Dhe mua kjo me bente te pacipe ne syte e shoqerise, pikerisht se i ngjaja majmunit qe i pelqente te luante! Dhe e vuaja kete.
Nga do qe te vertitemi, dalim ne temen e edukimit, ose me mire percjelljes te informacionit tek femijet.
Ne, shoqeria njerezore, duam te rrisim femije te mbare dhe shembullore. Dhe kemi bere nje shabllon(ose me mire disa), brenda te cileve duhet te hyjne femijet, ne stadet e ndryshme te jetes se tyre. Perse? Per ta pasur jeten me te lehte? Per ta shijuar ate?
JO.
Per tu bere te vlefshem per vete, familjen dhe shoqerine! Bullshit!
(vijon)

Bie shi, shume shi.

Ka tre dite qe nuk pushon dhe te gjithe po ankehen per kockat dhe kokallat. Une ankohem edhe per rroten e pasme, qe bije shpesh dhe duhet ndruar. Po ne shi sikur te rendon xhani. Dikush mund te thote, qe pse nuk ri brenda, ha, pi dhe fli, se vecse c'eshte kjo koha me shi per keto tre veprime baze. Po duhen vene ne levizje dhe ashiket, se nuk eshte cudi te fillojne e ndryshken pas te 50-ve. Mu kujtua qe kam shkruar dikur nje poezi, per dicka qe ndodhte ne nje rrebesh te madh. Ishte nje dite e ftohte dimri, kur kishim shume pune ne zyre dhe pasi kisha punuar nje ore, shkoja e merja kafene ne Tim Hortons. Atehere pashe gruan e merruar qe shperndante gazetat. Nuk ishte postiere, se ketu postieret levizin pas ores 9-te, si kane bere llogje mire e mire ne zyrat e Postes. Paguhen mire punonjesit e Postes, se i perkasin qeverise Federale dhe kane edhe Union. Ketu ku jetoj, postieret jane te bardhe vendas, qe me siguri nuk e kane mbaruar te mesmen. Rrogat i kane sa te inxhiniereve ne firmat private. Po le t'i kene! Good for them!
Po ve me poshte vargjet qe shkrova ate mengjes, ne vend qe te punoja per projektin qe kisha ne dore.

SHPERNDARSJA E SHTYPIT




Ajo nxiton mes erës
            Ftohtësisë së njerëzve,
                        Akullimit të frymës
Me duart rreth letrave pështjellë,
Që fort i shtrëngon,
Sikur mban foshnjën që i morën atë të djelë
Të djelën në të ndryshkurin vagon.

Ngutet,
            Sytë ngulur në një pikë larg,
Në diellin e rinisë së marrë,
Kur me epshe marinarësh
            Mundohej të blinte të nesërmen;
Kërthiun tek dëgjonte duke qarë
Rrëmbimthi rregullonte veshjen.

Pastaj e djela me shi
Kur pikat gjithë ndryshk,
Si lotë të përgjakur,
Binin nga e vagonit mbulesë;
Dhe burrat fytyrvrejtur,
            Që tërhiqnin të voglin e mardhur,
E bashkë me të
            Të fundit shpresë.

Cilat të reja shpërndan dyerve
Gruaja e thinjur, fytyrëzbehtë?
Gjithshka ka ndodhur,
Asgjë nuk zhbëhet,
            S’ka më çudira në këtë jetë.

Hapat shpejton në mes të turmës
Pa pritur më për mrekulli,
Nuk mund të gjejë ç’ka humbi udhës
Atë të djelë,
            Ndryshkur në shi.
           

Monday, 5 December 2011

Vazhdojne dritaret e konviktit te vajzave.

DRITARJA 416


E vrejtur?
            Qortuese?
Edhe ti mikja ime e mirë?
Nuk di ç’të të them.
Ai iku.
            Sytë ulur i mbante.
Ta ndjek
            Nuk kam dëshirë.

Pas pak yjet do fshihen
E në fytyrën e tërhequr pas të qiellit,
Pa rrudha,
Do mbetesh vetëm ti
Si një buzëqeshje e ftohtë.
E shpirtin tim nuk e tërheq më udha,
Nuk i besoj të tijat lotë.

Sa e vetme jam
Në këtë pritje agimi,
Brrylat mbështetur në dritare.
Prit…
Shoh dhe të plot drita.
Të tjera si unë hënës i falen,
Në fjetoren universitare,
Atje ku gjumi rrallë vlen,
Ku dashuritë kurrë s’ndalen.

Kush eshte Eduard Zaloshnja?

Nje emer, qe e kisha degjuar dhe me pare dhe qe m ekujton nje histori qesharake, por per te cilen me vjen edeh pak turp. sot lexova qe qenka nga nismetaret e PD-se dhe bile qe i kavene edhe emrin asaj, sipas kujtimeve te tij. Zaloshnja eshte nje fshat midis Beratit dhe Skraparit, i lidhur teje e ndane me Partine komuniste. Nuk di se c'mund te jene prindrit e Eduardit , por Eduardi vete mund te jete dicka midis, ekonomistit dhe agronomit, ose edhe zooteknik, se ka qene pedagog ne ILB-ne e Kamzes(sipas kujtimeve te tij)dhe tani me duket se meret me sondazhe.
I gjithe episodi, per te cilin m evjen te skuqem pak, nis me deshiren time te paepur per te kruajtur dhembet me palet e interesuara. Sidomos e lehete eshte kjo kur je ne vale zgjedhjesh ne Shqiperi. Ditene pare qe arrita ne Korce, u ftova nga Peleshi per nje darke, se bashku me F.Kostin. E natyrshme qe do ishte edhe raqka, ose si quhet tani ne shenimet e mia, Ligaveci gollash. Biseda ishte thuajse e tera rreth zgjedhjeve dhe raporteve Pelesh-arkitekte per qendren. Peleshi tregohej i painteresuar per kampin demokrat, po Raqi pyeste shpesh Ferdin se c'behej ne krahun kundershtar. Ferdi ju jepte ca si te dhena mbytke dhe i ngacmonte qe Aldoja duket se ka shume mbeshtetje. ne kete moment, Peleshit i vjen nje mesazh dhe i thote Raqit, qe eshte nga eduard Zaloshnja dhe Peleshi kryesonte me nje perqindje te larte ne sondazhin e javes se pare te prillit.
Nje dite ose dy dite me vone, ne nje nga kafepirjet e mia ne Villa Themistokli, qe ishte si te thuash shtabi nr 2 anti-Pelesh, i them Edvanas, qe Peleshi e ka te sigurt se sondazhi i zaloshnjes e ve 15% perpara. Kruaja dhembet se e dija qe beheshin keq.
Pas 3-4 ditesh ose edhe me pak, sekretarja e Ministrise te Shendetsise, zonja Mirela Cane, e informuar nga Edvana per 'inormacionin e sigurt Zaloshnja", indinjohet dhe i kerkon hesap ne telefon Eduardos, qe perse i ka dhene ate rezultat sondazhi Peleshit. hezitimit t etij, i pergjigjet, qe" njeriu tone eshte i sigurt dhe e ka pare me syte e tij mesazhin!"
eduardoja fillon SMS-et me Peleshin dh ene te fundit i dergon nje ultimatum, qe ne rast se vazhdon te jape informacione te tilla, vete Zaloshnja do vije ne Korce dhe do e demaskoje para medias. Kopja e sms-it ju dergua edhe zonjes Cane!
Sigurisht i turperuari isha une, qe duke dashur te kruaj dhembet me te gjithe kisha gatuar pa dashje nje corbe.
E megjithate, nga ai incident(te cilin se di asnjeri deri tani dhe qe ka humbur rendesine) kuptova shume se sa corbe jane punet ne politiken shqiptare dhe muhabetet "me the, i tha, te thashe, e pashe, i dergova SMS".
Ky eshte Atdheu! Dhe keta jane Peleshet, Canet dhe Zaloshnjat!