Situata politike në Shqipëri i bën të domosdoshme zgjedhjet parlamentare brenda këtij viti. Arsyet janë disa dhe le t’i rendisim më poshtë:
·
Çështja e inceneratorëve pavarësisht nëse në është
diku mes 100 milion dhe 150 milion euro të keqpërdorura nga xhepat e
taksapaguesve, dëshmoi se grykësia dhe siguria e qeveritarëve socialistë solli
një korrupsion marrok, që nuk ka të ngjashëm në historinë e 30 vjetëve të
fundit. Veç ministrit Koka, disa të tjerë, përfshi këtu edhe zv.kryeministrin
Ahmetaj priten të shkojnë para bangës të të akuzuarve.
·
Reagimi i qeverisë ndaj krizës ekonomike të përkeqësuar
edhe nga lufta në Ukrainë ka qënë më i keqi i krahasuar me të gjitha vendet e
rajonit. Mosreduktimi i taksës për naftën është shfaqja më e qartë, se kjo
qeveri nuk është përfaqësuese e interesave të shumicës së popullsisë shqiptare,
por është e përfshirë në ndarjen e fitimeve me grupe të caktuara interesi. Në
një kohë kur çmimet e ushqimeve janë rritur për shkak të inflacionit dhe të
ndryshimit të raporteve në tregjet botërore të kërkesë-ofertës, nuk ka asnjë
reagim të qeverisë për rritjen e të ardhurave ditore të shtresave në nevojë.
·
Arroganca e qeverisë Rama 3 arriti në nivele
shumë të larta në shpronësimet e banorëve të lagjes së 5 majit dhe të zonave të
tjera në Tiranë. Ndërkohë kur kryeministri pretendon se qeveria nuk mund të bëjë
rregullatorin për çmimet e prodhimeve bazë, ndërhyn në mënyrën më brutale në
prekjen e të drejtave bazë të pronësisë personale të mjeteve të paluajtshme
duke mos lënë as kohë që njerëzit t’ju drejtohen gjykatave.
·
Zhvillimet e fundit në partinë më të madhe
opozitare dhe rezultatet për zgjedhjet e pjesëshme vendore, dëshmojnë se
opozita në Parlament nuk është e përfaqësuar sipas mbështetjes që ka në
elektoratin e djathtë. Në një shtet normal edhe kjo do ishte arsye e mjaftë për
t’u shpallur zgjedhje të parakohëshme, sepse që sistemi demokratik të
funksionojë normalisht kërkon krahas pozitës qeveritare edhe një opozitë të
ligjëshme.
Edhe pse një kërkesë e tillë nga grupimet politike dhe
organizatat qeveritare do refuzohet menjëherë nga kryeministri Rama, është
detyrë e dy të parave të kërkojnë menjëherë ndihmën e ambasadorëve të huaj për
të arritur këtë zgjidhje të domosdoshme politike për Shqipërinë.
Shqipëria e qeverisur në mënyrën e sotme nuk është një vend i
stabilizuar dhe në zhvillimet e fundit në Europë dhe në Ballkan, një përkeqësim
i situatës në vend mund të sjellë edhe destabilizim të rajonit. Në të gjithë
sjelljen e tij politike të muajve të fundit, përfshi qëndrimin në Komisionin
Hetimor për Inceneratorët dhe në reagimin ndaj rritjes së çmimeve kryeministri
ka dëshmuar kokëfortësi të një qeveritari mendjelehtë, që nuk sheh asnjë të metë
në mënyrën e tij të qeverisjes.
E drejta për qeverisje duhet të zbresë sa më parë për t’u
rikërkuar nga sovrani popull.
No comments:
Post a Comment