“Në Dubai, ku mes shtetesh nga e gjithë bota, çuam pak aromë Shqipërie.”- shkruan në faqen e saj në Facebook ministrja e arsimit Margariti për të dhënë thelbin e vizitës së Kryeministrit Rama dhe shpurës së tij në Dubai, në kuadër të Expo 2020 Dubai.
Në një kohë që në Europë kundërmon era e barutit dhe e lëndëve
të tjera shpërthyese, kur çmimet e naftës dhe të produkteve të tjera bazë të
jetesës së njerëzve kanë shkuar në qiell, ekipi jonë qeveritar zgjedh të bëjë
një eskursion turistik në një vend të ngrohtë. Në 9 ditët e deritanishme të
ngjarjes së madhe të Dubait nuk ka pasur asnjë politikan të rëndësishëm nga
bota, ndonëse para ditës së Shqipërisë janë kremtuar ditët e Paraguajit, Tanzanisë
dhe Libisë. Të pranishëm kanë qënë vetëm ambasadorët që jetojnë në Emiratet e
Bashkuara. Nuk ka pasur asnjë personalitet të shquar të shkencës, teknologjisë
artit apo kulturës, me të cilin apo cilën mund të krenohen organizatorët e Expo
2020 Dubai në faqen e tyre ne Facebook.
Eshtë kohë lufte dhe e një krize të vërtetë botërore. Njerëzit
e fuqishëm në botë edhe nëse shkojnë për të dëfryer diku e bëjnë në mënyrë
diskrete sepse nuk tingëllon mirë të dëfresh kur të tjerët vriten.
Eshtë kryeministri jonë i cekët apo arrogant? Apo i ka të
dyja?
Të gjithë avionet shtetërore apo çarter që lëvizin në hapësirat
ajrore në Europë lidhen me ngjarjet në Ukrainë. Bëhen përpjekje për ndërmjetësime,
shikohet gjendja e refugjatëve, shprehet me vizita mbështetja për Ukrainën apo
vende të tjera që rrezikohen nga Rusia etj. etj. Në një kohë kur shumë analistë
të gjeopolitikës shprehin edhe shqetësime se nga konflikti dhe nga aleancat e
Rusisë me Sërbinë mund të rrezikohen ekuilibrat në Ballkanin Perëndimor, Edi
Rama shkon t’ju tregojë sheikëve vallet tona popullore dhe disa piktura të
realizmit socialist.
Në një kohë kur shqiptarët e thjeshtë ndjehen të dërmuar nga
pesha e rëndë e çmimeve dhe kanë zgjedhur të protestojnë mbrëmjeve të ftohta të
kryeqytetit, një shpurë e madhe qeveritarësh zgjedh të shpenzojë nga xhepat e
taksapaguesve, shuma jo të pakta për të arritur thuajse Asgjë.
Para se t’ju vijë fundi, politikanët autokratë humbasin
ndjenjën e realitetit. Këtë dëshmoi këtë vit qartësisht Vladimir Putin.
Eshtë kjo “aromë“ që shpie edhe Rama me ministrat e tij në
Dubai?
No comments:
Post a Comment