Nuk është një lajm i këndshëm të dëgjosh se u arrestua jashtë vendit për drogë Elsa Lila, ashtu si nuk na ka pëlqyer arrestimi i Zhustit, Kondakçiut dhe Devoles. Të katër publiku i ka dashur për talentin artistik pa i njohur nëse kanë apo jo vese të rënda, të tilla sa t’i shpien pas hekurave. Dhe për publikun vërtet nuk kanë rëndësi veset e artistëve të preferuar edhe pse do deshin të ishin të përkorë. Por të tillë është e vështirë të gjesh në çdo fushë të jetës.
Mendoj se Lila, ashtu si dhe artistët e tjerë, janë viktimë
e mendësisë lakmitare shqiptare. Në një shoqëri ku vlerat njesohen me pasurinë,
fillon të humbasë edhe vlera e talentit dhe aftësive profesionale, për të lënë
mënjanë vlerat e tjera morale që janë zbehur me kohë.
Duhet të kesh, madje
të kesh shumë për të qënë VIP.
Dhe këto shumë nuk mund të sigurohen shpejt nga një artist që
interpreton për një shoqëri tremilionshe, apo më keq akoma kur ka emigruar në
një vend të huaj. Nëse nuk mund të “kapin” ndonjë vend në qeveri apo lidhje me
ndonjë politikan të rëndësishëm, atëhere do i kthehen tregëtisë së drogës. “Fundja edhe Kenedit bënë kontrabandë alkoli
në kohën e prohibicionit!”
E keqja më e madhe është se shoqëria shqiptare i “toleron” më
shumë se sa duhet artistët dhe VIP-at e tjerë të arrestuar dhe të dënuar për
faje penale. Zhusti u kthye të interpretonte në një shfaqje në Tiranë, Kondakçiu
vazhdoi të shfaqej në ekran dhe po njëlloj do ndodhë edhe me Lilan si të mbarojë
dënimin në Itali. Në shoqëritë e zhvilluara demokratike edhe pse janë më
tolerante se shoqëria jonë, dënimi për trafik droge ose krime të tjera të rënda
sjell përfundimin e karrierës edhe nëse je Marlon Brando apo Xhulia Roberts.
Edhe pse dihej që Rudina Magjistari bashkëjetonte për hir të lakmisë me një
trafikant droge, edhe pas vrasjes së tij, ajo jo vetëm kaloi në shtratin e një
politikani të fuqishëm të korruptuar, por mbeti edhe një fytyrë që shfaqej ditë
e natë në televizion.
Ndaj kur denigrojmë Olsin, Lavdërimin, Shqipen, Karmenin,
Andin, Boran për pjesëmarrje në trafiqe të paligjshme duhet të mos harrojmë se
në implikimin e këtyre të rinjve në veprimtari kriminale kemi faj edhe ne.
Ne shqiptarët, që mbi çdo gjë tjetër vlerësojmë PAREN!
No comments:
Post a Comment