Mesi i tokes eshte Mesdheu dhe edhe pse nuk eshte fizikisht qendra e rendeses se globit, eshte qendra e rendeses se cultures se Njerezimit.
Ne jemi me fat qe jemi lindur ne Mesdhe edhe pse mes mesdetareve
nuk kemi qene me te privilegjuaret. Gjithsesi na ka ngrohur dielli aq i qarte tij, na kane perkedhelur valet e tij te buta, na kane ushqyer ullinjte
qindravjecare dhe na kane bere hije pemet me te bukura qe ka rruzulli.
Te pasurit e Perendimit rreken per te perdorur dieten
mesdhetare per te rrojtur me gjate, ndersa ne kemi patur bekimin qe te na
shoqeronte qe foshnja. Qumesht deleje me drithera me krunde, brinje keci te
pjekura ne prush dru dushku, fergese me gjize, tarator me vaj ulliri dhe
boronica te fresketa anes pjates. Edhe plot mrekulli te tjera te kuzhines
mesdhetare, qe perfshin peshk te pjekur ne tjegull, brushtull, oshmare e te
tjera e te tjera qe te bejne te te shkoje goja leng dhe jeta te te zgjatet.
Me te drejte, dikush qe vuan ne Mesdhe mund te pyese, po
perse duhet te me zgjatet jeta?
Jeta eshte e bukur sidomos ne Mesdhe!
Edhe kur vuan.
No comments:
Post a Comment