Thursday, 10 October 2013
U largua edhe një Rilindas.
Mëngjesi i sotëm u hap me një lajm të hidhur. U nda nga jeta historiani prof. Koli Xoxi, babai i shokut tim Robin.
Hapa shpejt në internet disa gazeta shqiptare, kureshtar se ç'shkruanin për Kolin, por nuk gjeta gjë. Mbase ndonjë ish-student apo koleg i tij do shkruajë këto ditë, se nuk pres të ketë shkrime të njerëzve të llojit të profesorit. Ata njerëz janë të pakët ose janë në zhdukje e sipër në Atdhe.
E quajta Koli Xoxin Rilindas,(edhe pse sot abuzohet me këtë term) për filozofinë dhe karakterin e tij. Ishte intelektuali i mençur dhe me zemër të madhe, që nuk "honepste" padrejtësitë dhe gënjeshtrat. Këto cilësi i kishin sjellë jo pak probleme në jetë, deri sa përfundoi karrierën e tij të mësimdhënies jo në katedrën e Historisë, ku kishte qënë për dekada, por në shkollën 8-vjeçare të Divjakës. Kishte qënë pjesë e antarëve të partisë së organizatës Universitetit, të goditur në fund të viteve '60 nga Nexhmije Hoxha e "kompania bella". Vite më vonë, e patën rikthyer pranë Akademisë së Shkencave, duke ja njohur cilësitë e tij prej studiuesi të zotë e shumë prodhimtar.
Edhe pse kam biseduar rrallë me të, më kanë rënë në sy jo vetëm kultura dhe ndershmëria intelektuale, por dhe një lloj stoicizmi.
Ishte i zoti, i ndershëm dhe i papërkulshëm Koli!
U largua kur kishte mbushur 90 vjet e kishte bërë shumë për familjen, miqtë dhe Shqipërinë.
Prehu tani profesor!
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment