Wednesday, 9 October 2013
Shprese e rreme
Një fjali e një personaliteti ka fuqinë të ngjallë shpresat më të mëdha si dhe t'i përmbysë ato.
Kjo e fundit, më ndodhi pasi lexova një fjali të Nolit, shkruar 98 vjet më parë. Ishte pjesë e një shkrimi lavdërues per ate që 7-8 vjet më vonë, do bëhej armiku numur një i Hirësisë, Mbretin e ardhshëm të shqiptarëve. Zhgënjimi nuk ka të bëjë me karakterin e Nolit, i cili nuk kishte se si të dinte më 1915, se ç'cilësi do shfaqte më vonë Ahmet Zogolli. Ka të bëjë me një përcaktim të shpejtuar të Uratës, që hodhi në erë ëndrrat e mia e ndoshta e shumë të tjerëve. "Ky djalosh i imët e i gjatë me flokë të verdha, nuk ju ngjet malësorëve të egër, por duket më shumë inglis ose skandinav." E kishte bërë këtë qëllimisht Noli nga Amerika, për të ngjallur shpresat e vegjëlisë, apo për t'ju thënë Fuqive të Mëdha që ne kemi aftësi shtetformuese dhe nuk jemi një vend me njerëz të egër, këtë nuk kemi për ta mësuar kurrë. Ajo ç'ka është dëshpëronjëse, është fakti që ne kemi patur në krye një skandinav për gati 20 vjet dhe për më tepër beqar gjithë dydekadshin. Beqar dhe zuzar. Dihen një pjesë e mirë e aventurave të mbretit, si dhe vazhdimisht është folur për pasardhës ilegalë të tij me zonja të nderuara të oborrit mbretnor. (Nuk e kam fjalën në thashethemet e shtypit rreth atësisë së Kristaq Ramës, por për shumë emra të tjerë të përfolur si bij e bija të Zogut në Tiranë e Korçë, 70 -80 vjet më parë.)
Pra skandinavët (si alienët) kanë qënë gjithnjë mes nesh dhe përsëri nuk mundëm të përparonim.
A është kjo pjesë e një plani të madh eksperimentimi të jashtëtokësorëve për të ardhmen e Njerëzimit?
Nuk kam se si ta di.
Veç ndjehem thjesht i zhgënjyer.
Nga një fjali e shkruar pa u peshuar mirë nga më i mençuri i shqiptarëve të qindvjeçarit, që shkoi.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment