Monday, 21 October 2013
Tymnajë dhe valle të rrjedhurish.
(vijim)
I kam hyrë një valleje shumë qesharake, e cila pot ë krahasohet me “devolliçen”, që hoqa në shkrimin “Sa burrë i mire ky Drejtor Agolli!” mund të quhet pa frikë vallja e të rrjedhurve.
Një tjetër marrëzi e Is-Kullës është botuar në Panorama. Në të përshkuhet rivaliteti ndërmjet Belishovës dhe Nexhmijes, i cili shfaqet hapur në çështjen e poemës “Princesha Argjiro” të botuar më 1958!
Duhet thënë, që poema e Kadaresë ishte një poemë për fëmijë dhe si e tillë, po të mos ishte letra e Lefter Dilos, që e quante si shtrembëruese të së vërtetës historike të krijimit të Gjirokastrës, as kishte për tu diskutuar e përmendur në qarqet e larta të Partisë. Poema e kishte kaluar sitën e çensurimit, që bëhej në shtëpinë botuese dhe nuk kishte asnjë problem të karakterit ideologjik. As kishte ndonjë arsye që krijimi modest i 22 vjeçarit gjirokastrit të analizohej me lupë, se ku deshte të dilte apo se çdo krijonte në të ardhmen e pas studimeve ne BS! Ka edhe një të vërtetë tjetër, rreth Liri Belishovës, e cila shpesh përmendet nga Kadareja, si intelektuale, viktimë e Diktaturës. Liri Belishova nuk ka pasur asnjë ndryshim nga përfaqŝuesit më të lartë të Diktaturës si Mehmet Shehu, Hysni Kapo apo Nexhmije Hoxha. Bile në rrethet e BRASH-it të pasluftës, ku bënin pjesë Ramiz Alia, Fadil Paçrami, Nexhmije Hoxha, Pirro Kondi e të tjerë, Liria(e quajtur pas krahëve Qorrja) konsiderohej më e ashpër edhe harbute se bashkëshortja e Hoxhës. Pas mënjanimit dyvjeçar, që ju bë pas vetëvrasjes së Nakos, Liria bashkë me Bedri Spahiun, Hysni Kapon dhe Mehmet Shehun, ishin mbèŝhtetèŝit kryesorë të Diktatorit për pastrimin e Koçi Xoxes me kompani. Ishte pikërisht Hoxha që e ngriti Lirinë deri në nivelin e figures së tretë të sistemit(pas tij) dhe kur ja desh puna ta sakrifikonte për hir të kinezëve e përjashtoi nga Partia duke e quajtur hrushoviane. Deri në kohën e largimit, Liria vriste e priste si gjithë të tjerët dhe kishte vënë Ministër të Bujqësisë burrin e saj të dytë, i cili nuk shquhej as për intelekt e as pèr aftësi drejtuese. I shkreti Maqo Çomo e pagoi me burg të gjatë martesën me punisten e flakët e të pamëshirshme Belishova.
Pra i gjithë rivaliteti Nexhmije-Liri më 1958 për Kadarenë apo edhe probleme të tjera, është tërësisht i sajuar nga Ismaili, i cili përfiton nga injoranca e Kullës dhe të tjerëve, për të treguar të paqëna të kohës kur Liri Belishova ishte në apogjeun e saj e përkëdhelur dhe e mbështetur plotësisht nga Enver Hoxha. Edhe pse nuk di hollësi rreth historisè të shkruarjes e të botimit të kësaj biografie, dyshoj se pas janë historitë e treguara nga Kadareja në vilëne tij të plazhit, ku njerëz më se mediokër si puna e Kullës e dëgjojnë me gojë hapur duke besuar çdo përrallë me komplote titistësh e me zili të shtresave ordinere gjirokastrite(Hoxha) ndaj sojlish gjirokastre(Kadareja) dhe të zezat e Damës së Zezë, që e ka urryer Ismailin, që në vjershat e para e deri në Gjyqin e viteve të fundit!
(vijon)
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment