Thursday, 24 October 2013
Taip mos na hip në qafë!
Taipi na i paska hipur dje të tërëve duke deklaruar me dashamirësi dhe djallëzi, që "Kosova është Turqi dhe Turqia Kosovë". Një valë zemërimi ka shpërthyer mes shqiptarëve patriotë, se na ka prekur pikërisht atje ku na dhemb- Në prapambetjen në të cilën na la Turqia! Po qe se Kamerunsi do vizitonte Kosovën e do thoshte të njëjtën shprehje të stërpërdorur nga politikanët demagogë "Vendi juaj(Kosova) ështe vendi jonë(Anglia) dhe vendi jonë është i juaji" të gjithë do ishim hedhur përpjetë nga gazi. Po Turqisë këtë nuk ja lejojmë se ka pesë shekuj gjynahe mbi kurrizin tonë!
Ah pushtuesit!
Ah të huajt!
Ah armiqtë!
Sikur mos kishim pasur rrotull të tillë, ne do ishim Zvicër e kaluar Zvicrës se jo vetëm kemi malet dhe trimërinë, fushën dhe mençurinë, por kemi edhe detin që Zvicra nuk e ka!
Po ç'kemi qënë ne para se të vinte Turqia, se se ç'jemi tani e dimë dhe se ç'do bëhemi jo Sami Frashëri që nuk e gjeti dot, por nuk ka Nostradamus ta gjejë!
Ne ja kemi fshehur vetes të vërtetën shekullore, që jemi nga të paktët popuj të vjetër, që i kemi rezistuar shekujve pa gjuhë të shkruar, pa krijuar shtete të forta dhe pa ndërtuar qytete të mëdha. Ka ndodhur kjo për shkak të terrenit të thyer e mungeës së komunikimit, për shkak të dembelizmit a të kokëtrashësisë, për të gjitha bashkë apo edhe për shkaqe të tjera që si spjegojmë dot( ndikime qiellore, eksperimente alienësh a kushedi se ç'farë), por e vërteta është që nga ilirët e më vonë, i kemi dhënë Njerëzimit më pak se ç'i kemi marrë. Edhe sllavët barbarë, të ardhur mijra vjet pas nesh në këto toka, krijuan shkrimin e gjuhës së tyre, mbështetur në grekët e ardhur po pas nesh. Turqit, barbarët që na lanë të prapambetur, erdhën jo vetëm me gjuhën e tyre të shkruar, me përvojën e një shteti të organizuar mirë dhe me një kulturë jetese shumë më të lartë se tonën. Ende sot, shumicën e fjalëve të sendeve shtëpijake duke filluar nga jastëk e dyshek e duke përfunduar në tenxhere e ibrik, i kemi nga gjuha e atyre që i sollën për herë të parë në trojet tona të prapambetura. Turqia duke mbetur në vend vetë, në shekullin e revolucionit industrial, detyrimisht s'kishte se si të na zhvillonte ne, që do kishim mbetur po aq prapa e në mos më shumë edhe pa ta.
Le t'i kthehemi vetes e të shohim se c'kemi bërë keq e ta ndryshojmë! Koha e Rilindjes Kombëtare, kur për hir të krijimit të ndërgjegjes kombëtare thurreshi rrena për bëmat dhe cilësitë e shqiptarëve ka kaluar.
Tani duhet të jemi të vetdijshëm që fajin nuk na i kanë të tjerët!
As Taipi me musteqe!
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment