Thursday, 3 October 2013
Raqi vs Raqi
Raqi vs Raqi
Nuk munda të rrija pa shkruar për këtë garë mes dy të njohurve të mij, për tu bërë qytetari i parë i qytetit tim. (Titulli më kujton një mesele të 30 viteve më parë, kur një baba që trembej se i biri mund të kthehej sarahosh, i tregonte të shoqes i shqetësuar "Eshtë Raqi me Raqin në kafene. Por kjo nuk ka lidhje me dy kandidatët tanë, të cilët i qëndrojnë larg alkolit.)
Duhet të them që në fillim, që të dy kandidatët vijnë nga familje shumë të mira korçare, kanë qënë studentë shumë të mirë dhe kanë qënë prej fillimit antikomunistë. Kandidati Stratobërdha u përfshi shpejt në politikë dhe ishte deputet, që në legjislaturat e para ndërsa kandidati Filo, 10 vjet më i vogël ishte simpatizant i PD-së deri në fillimin e këtij shekulli, kur filloi të merte vende pune të rëndësishme nga PS-ja.
Po pa hyrë në detajet e jetës dhe veprimtarive politike e profesionale të kandidatëve duhet shkruar se si duhet të jetë një Kryetar Bashkie i një qyteti të vogël të Ballkanit.
Vizionar, administrator i mirë apo një njeri politik i lidhur me pushtetin qendror?
Ndoshta është shumë e vështirë të gjendet një njeri që t'i ketë të trija këto cilësi ndaj mendoj që për këto dy vjet të mbetura nga kjo legjislaturë, Korçës i duhet një administrator i mirë, për të balancuar buxhetin dhe për të mos hyrë më thellë në borxhe.
Edhe pse e kam quajtur disa herë "ligavec gollash" them që kandidati Filo i përmbush më mirë këto kushte. Jo se kandidati Stratobërdha ka më pak aftësi administrative, por nisur nga përvoja e 6 viteve të Filos dhe sidomos nga kundërvënia që mund t'i bëjë zv.kryeministri Stratobërdhës, them se për qytetin edhe në një periudhë afatshkurtër, por edhe afatmesme, më mirë është të ketë një kryetar bashkie të PS-së.
Sa për cilësitë morale të Stratobërdhës, them se ato janë superiore po të krahasohen me kandidatin tjetër, i cili mbetet një burokrat i dyshimtë në hije, pra një "ligavec gollash" i vërtetë. Por edhe pastërtia e Stratobërdhës nuk mund të bëjë të ndryshojnë gjërat rrënjësisht, sepse edhe ai mbetet përfaqësues i një Partie tejet të korruptuar.
(Në Qytetin e Nofkave, ku kanë jetuar të ndjerët Raqi Groshka, Raqi Gripi, Raqi Domuzi e shume të tjerë, kryetar këtë rradhe do zgjidhet Raqi Ligaveci Gollash.)
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment