Papa Françesko ose ish kardinal Bergolio është një nga personazhet më të spikatur të këtij viti bashkë me Asadin, Xhorxhin e vogël të Britanisë së Madhe dhe Eduard Snouden.
Mediat
pasqyrojnë gati të gjitha veprimtaritë e tij, e ndonëse nuk është shumë për të
besuar në to, duhet thënë që është ndryshe nga paraardhësit e tij dhe ndoshta
ka një ndikim pozitiv në shoqërinë e sotme njerëzore. Në rastin më të keq,
qarqe të dyshimta me peshë në mediat, përdorin popullaritetin e posafituar të
papës(ndoshta edhe njëfarë naiviteti të tij), për të lënë më pak vend në lajmet
kryesore për temat e vërteta që duhet të mbizotërojnë njoftimet e përditshme në
botë.
Më
ra në sy para disa ditësh, që Bergolio në një nga fjalët e mbajtura po dënonte
me ashpërsi Thashethemet, duke i quajtur si një dukuri tepër negative e
njerëzimit, "që vret".
Mu
kujtua fundi i viteve '60(duhet të ketë qënë 1969), kur pas përmendjes në një
fjalim programatik ose gati programatik nga sho Enver të dukurisë negative të
Thashethemeve, filloi në gjithë Shqipërinë një valë e madhe lufte ndaj
thashethemeve dhe thashethemexhinjve. Sigurishtr, që dukuria konsiderohej si
një mbeturinë e së kaluarës, ose karakteristikë e botës borgjeze dhe
revizioniste që nuk përputhej me moralin tonë proletar. Shokut Enver i priste
shpata në të dy anët dhe edhe pse nuk i bëhej vonë për thashethemet(ai regjim
zaten e mbështeste një pjesë të mirë të informimit mbi to), nuk e kishte për
gjë të sulmonte "sëmundjen si edhe të sëmurët", kur ja donte puna.
Po
Papa ç'ka kaq keq me thashethemet në një botë ku mbizotërojnë vese sa e sa më
të këqia e më me pasoja se to? A ka marë mbi vete rolin e një Komisari të
Plotfuqishëm, që vigjëlon mbi moralin e Njerëzimit apo është më dinak se sa
duket?
Ndonëse
në gjithë kulturat thashethemet(ose si pëlqehet sot të thuhet rëndom gosip)
shikohen jo me dashamirësi dhe zyrtarisht dënohen, është fakt që zenë një vend
të madh në bisedat e përditshme dhe për fat të keq duket se nuk janë ulur me
rritjen e qytetërimit. Shpesh, "carët" e thashethemeve jo vetëm nuk
përbuzen, por janë njerëz të fuqishëm në shoqëritë e tyre, jo thjesht për
paratë që fitojnë nga ”industria gossip", por nga ndikimi që kanë në
qarqet e larta.
Po
a i kundërvihet Papa këtyre 'carëve", e ka me thashethemllëkun e
zakonshëm, apo e ka me ato që qarkullojnë rreth fëlliqësive të Vatikanit, që
fillojnë me "lobin e homoseksualëve", mbulimin e poshtërsive të
priftërinjve pedofilë e mbyllen me tranaksionet e pastrimit të parave nga Banka
e Vatikanit?
Një
gjë është e sigurt. Të fuqishmit e kësaj bote i pëlqejnë thashethemet, por kur
nuk kanë të bëjnë me fëlliqësitë e tyre. Bergolio besoj se nuk hyn në kjo
kategori, por trembem se sulmin ndaj gosip e ka të këshilluar nga njerëz
dinakë që ka përreth, të cilët duan të platitin zërat, që nxjerrin herë herë të
palarat e Vatikanit.
No comments:
Post a Comment