Si
çdo njeri kam dashur të kuptoj se si është bota, në të cilën jetoj dhe sidomos
ato pjesë të saj në të cilat kam q[n[ apo jam fizikisht. Ndonjëherë më duket e
pamundur, jo thjesht se informacioni është tepër i gjërë dhe truri i im i
paaftë për ta përpunuar e për të nxjerrë përfundime pranë të vërtetës, por edhe
pse shpesh dëshmitë rreth ngjarjeve, dukurive apo njerëzve shpesh janë të
kundërta ose të deformuara. A ndodh kjo thjesht se gënjehet dhe dizinformohet
apo se perceptimi i gjërave, sidomos atyre shoqërore, varet nga këndvështrimi?
Mbase të dyja bashkë.
Unë
dhe bashkëmoshatarët e mij u rritëm në një pjesë të vogël të botës, ku
gënjeshtra ishte e përditshme, e plotë, e gjithësishme. Gënjehej nga frika, nga
padija, nga deliri, nga qëllimet e zeza bile edhe nga dashamirësia. Kështu që
perceptimi jo vetëm për atë që nuk e preknim ishte i gënjeshtërt, por edhe për
të që e kishim të shpalosur para shqisave tona ishte i tërësisht i deformuar.
Edhe pse kuptonim që kishte gjëra që mund të thuheshin edhe në praninë e
njerëzve që nuk bënin pjesë në rrethin tënd të ngushtë, po aq sa kishte edhe
gjëra që mund të thuheshin vetëm në shtëpi ose me shokët e ngushtë, bile edhe
të tilla që edhe kur kalonin vetëtimthi në mendje nuk duheshin nxjerrë nga
goja, për një gjë ishim të sigurt deri n[ adoleshenc[, që jetonim në një vend
të lumtur, të udhëhequr nga një njeri i jashtëzakonshëm dhe ishim të rrethuar
nga armiq.
Me
kalimin e viteve dhe përmbysjen e "të vërtetave" të patundura, mu
shtua kureshtja por edhe dyshimi rreth atyre që thuhen rreth botës së sotme apo
të së kaluarës, të cilën e kam prekur. Nuk dua të ndjehem i rigënjyer, për
gjëra që i kam parë ose i shoh sot. Dua të kuptoj se "Ku endemi?".
A
ka ndonjë dobi?
Për
mua - PO.
No comments:
Post a Comment