Vapë. edhe
shumë njerëz rrotull. Ai mendoi të largohej. Ajo po vonohej dhe celularin e
kishte mbyllur. Ndoshta ishte penduar. Mbase kishte të drejtë të mos vinte.
Ishte 18 vjet më e re dhe e bukur. Ndoshta edhe me shumë admirues edhe pse
përsëriste që s'kishte kohë as për të flirtuar...Rina:nuk vij
dot...ngeca në mbledhje u shfaq në ekranëzin e celularit të tij dhe ai u
ngrit i lehtësuar nga ndenjësja. Mund të shkonte në zyrë.
Në tryezën
e zyrës ndodheshin të gjitha, si i kishte lënë para se të dilte. Dukej, që as
pastruesja nuk kishte guxuar të hynte gjatë mungesës. fletëza e verdhë, e
ngjitur tek ekrani i kompiuterit kishte rënë. E ringjiti dhe e lexoi me mendje
sërish:-Kontrollo lidhjen e V.V. me N.P.
Vibrimi
i celularit në xhepin e këmishës e shkëputi nga mendimet rreth fletverdhëzës.
Ishte Rina.
-Po
-.....
-S'ka
gjë...u tremba se mos...nejse u tremba kot.
-......
-S'prish
punë pra...Tani më duhet të shkoj në burg...Të telefonoj kur të dal...Hajde ciao
ciao...
-......
-...edhe
unë...
i hodhi
edhe njhere sytë në shënimi me V.V. dhe N.P. dhe u nis për në qelitë e
izolimit.
Thuajse në
të njëjtin çast, avokati Rrem Vindi zbriti nga Mercedesi i tij dhe i zgati
dorën policit të rojes. Ai ja shtrëngoi duke buzëqeshur dhe i thirri një
adoleshenti që rrinte në një vitrinë ngjitur me rrethimin me kangjella "Tito, parkoja bencin avokatit ke
parkingu shefave". Duke buzëqeshur, Rrem Vindi, kaloi nga anash metalkontrolluesen
dhe u drejtua drejt korridorit të gjatë në të majtë të hyrjes.
"Bo bo
kulmi. Po s'me nxori edhe këtë javë do vdes këtu brenda. Të gjithëve ju kanë
futur celular...Avokati thotë të kem durim dhe t'ja le të gjitha atij. Po pse
Vladi nuk bëhet i gjallë? Tani e kapi turpi? Nuk mund të duroj dot më. Ata
mbajnë erë të gjithë. Po ushqimi i shpifur? Sot do ja them të gjitha
Rremit...Ose..."...këto mendonte Krisi duke shkuar drejt dhomës së marjes
në pyetje, i shoqëruar nga një prej rojeve të dhomave të izolimit. e kishin
arrestuar krejt papritu, në pabin "Zum Zum", ndërsa ishte duke folur
në telefon, me një nga miqtë e tij të Ambasadës Britanike. Nuk e kishin lënë as
të mbaronte bisedën, por i ishin drejtuar duke i treguar shenjat e Shërbimit
Informativ. Ishin një çift, të cilët i kishte parë ne tryeza ngjitur, por nuk i
kishin tërhequr vëmendjen. I kishte ndjekur pa bëzarë jashtë dhe me ta ishin bashkuar edhe dy të rinj të
veshur sport, që nuk kishin treguar nëse ishin
të të njëjtit Shërbim. Më pas, e gjithë biseda e parë ishte kryer brenda
një furgoni me shenja të kompanisë turke të celularëve, parkuar jo më shumë se
pesëdhjet metra larg pabit. Atje e kishin kontrolluar e i kishin gjetur 6 zarfëza
me kokainë të pastër.
(vijon)
No comments:
Post a Comment