Edhe
pse po pres të dëgjoj fjalën e Obamës mbi Sirinë, nuk besoj më në ato q[ thot[.
Eshtë zhgënjimi më i madh që kam patur nga një politikan në 25 vjetët e fundit.
Sigurisht nuk do jetë edhe zhgënjimi i fundit, sepse qënka në natyrën e njeriut
të besojë në mrekullitë edhe pse vijnë nga gojët e avokatëve, që merren me
politikë.
Obama
jo vetëm që nuk solli Ndryshimin e premtuar në Uashington, por për fat të
keq edhe ndryshimet që dukesj se do ishin gati të sigurta në politikën e
jashtme nuk ndodhën.
Dështimi
i parë dhe më i madhi ishte në raportet me Uollstritin, ose më mirë çfarë Obama
premtoi gjatë fushatës të vitit 2008 se do ndryshonte në ligjet mbi gjigandët
financiarë, që sollën krizën e atyre viteve. Edhe pse në grupin e këshilltarëve
ekonomikë ishin Leri Sandërs dhe Tim Gartnër dhe nga Banka Federale nuk u hoq
Leo Bernaki, të gjithë përgjegjës për liberalizimet në ligjet rreth
veprimtarive të bankave dhe kompanive të sigurimeve, që ishin shkaktaret e
kolapsit financiar, mendohej se diçka do ndryshohej, për të parandaluar ndodhi
të ngjashme në të ardhmen. Asgjë. Rreziku i flluskave të tjera në
ekonomi e financa mbetet i pandryshuar. Edhe nëse ndodh përsëri nuk do jenë
bankat e kompanitë e sigurimeve që do humbin, por investitorët e vegjël dhe
njerëzit e zakonshëm.
Dështimi
i dytë, jo dhe aq i rëndësishëm, ishte premtimi i mbylljes së burgut të terroristëve në bazën e Guantanamos. Edhe
sot dhe deri në fund të mandatit të dytë nuk do mbyllet.
Dështimi
i tretë lidhet me forcimin e ligjeve për mbajtjen e armëve. Edhe pse kishte
premtuar në fushatën e 2008, Obama nuk e preku këtë temë të nxehtë për shoqërinë
amerikane gjatë fushatës të 2012. Edhe projektligjet e nisura nga Shtëpia e
Bardhë rreth kufizimeve për armët luftarake, nuk u shqyrtua në Senat se nuk
kishte as mbështetjen e të gjithë demokratëve.
Dështimi
i katërt, ka të bëjë me "të drejtën e informimit" dhe
me"sekretnxjerrësit" Mening dhe Snouden. Të dy janë përndjekur nga
administrata amerikane, me të njëjtin zell që u përndoq Daniel Ellsberg i
"Letrave të Pentagonit" nga administrata e Niksonit.
Dështimi
i pestë i madh, është ai që mban emrin Irak- Afganistan- Libi - Egjipt - Siri.
Edhe pse nuk është autori i ndërhyrjes në dy vendet e para, Obama ka përgjegjësinë
e tij për gjendjen tmerrësisht të keqe në të dy vendet sot. E njëjta gjë mund të
thuhet për gjendjen në të tre vendet e tjera, ku si pasojë edhe e politikave të
paqarta dhe me dy standarte të administratës së Obamës, ndodhen sot në gjendje
lufte apo kaosi që mund të sjellë dita ditës luftra civile.
A
pata shumë iluzione më 2008 për Presidentin Obama?
Përgjigja
është - PO
Dhe
jo vetëm unë.
No comments:
Post a Comment