Me poshte eshte nje perkthim i shpejte i nje kenge te tij jo shume te njohur, teksti i te ciles ngjan te jete i Mogolit. Kenge e bukur me nje tekst te bukur.
Qiellorja Nostalgji
E dashur ti kishe shum' të drejtë.
Një natë s'mund të zgjat' kurrë një jetë,
Ato çaste të një marrëzie
Të pakta e pa gjurm' në vetdije
E më pas...
Ajo ç'ka mbetur
midis nesh
Eshtë kjo qiellore nostalgji
Kjo dije e përhershme se
Përsëri imja mbetesh ti
E imja...
Nuk mund e thell' ndienjë të rrënohet,
Shuhet pak e më pas gjallohet,
Bëhet i vrullshëm pasion,
Ti mike e mir' më kupton
E më pas...
Cdo gjë natyrshëm midis nesh
E dashur qiellore nostalgji
Shoqe e ëmbël e gjith dashurive
Mbetesh ti, mbetesh ti.
Të të shoh tek nisesh me një tjetër
Me tren në stacionin e vjetër,
Me atë lloj drite në sy, "pafshim" thua ti,
E di , më vret "pafshim" që thua ti,
Por jo...
Thellë në shpirt nuk zhduket jo,
E kaltra qiellorja nostalgji,
Një fjalë e ngrohtë është pak
Për mua e di, por vjen nga ti.
E dashura ime, mike e mirë
ti,
E bukur qiellorja nostalgji,
Një orë, një ditë, një jet të tërë
Aq sa të mundësh të jesh
Mes nesh...
No comments:
Post a Comment