“E urrej verën…që i ka dhënë aromën çdo luleje”
Këndon Milva,
Ndërkaq ti i pëlqen,
Të zërit gërvishtje,
Pa ditur se nuk është dhimbje,
Por nga duhani i kordave acarim.
Unë
Kam harruar herën e fundit kur ishte verë,
Dhe nëse kishte lule erëkëndë.
Ngrirë kam shpresën,
Që e shoh të akulluar,
Në tingujt me të cilët më shpon kjo këngë.
Mbrëmja më rrëshqet poshtë këmbëve.
Nuk ka në to gremça ngrohtësie,
Ku të mbahet dëshira.
I ngrirë është shtrati,
Ku nuk vallzojnë më marrëzitë;
E portreti i të nxehtës puthje,
Rreket të mbahet murit
Si e fundit lutje
Në këtë të trishtë ditë.
No comments:
Post a Comment