MAGA (Make America Great Again) mund të shqipërohet “Ta bëjmë Amerikën sërish të madhërishme”. Njihet si parrulla fituese e përdorur nga Trump në fushatën e vitit 2016. Trump nuk e zëvendësoi me ndonjë parrullë tjetër këtë vit, ndonëse u rrek disa kohë të përdorte KAGA (“Ta mbajmë Amerikën sërish të madhërishme”) Ndoshta situata e krijuar nga Covid-19, e cila e renditi Amerikën pas shumë vendeve të tjera të zhvilluara, ndikoi në ripërdorimin e parrullës së vitit 2016.
Duhet thënë se MAGA nuk është shpikje e Trump-it dhe as e
stafit të tij zgjedhor. Eshtë përdorur nga presidenti Regan gjatë fushatës kundër
Karterit në vitin 1980. Nuk dihet nëse Trump dhe Regan kanë patur parasysh të
njëjtën gjë, se situatat kanë qënë të ndryshme. Para dhe gjatë vitit 1980, SHBA
po kalonin një krizë ekonomike, ishin në kulmin e Luftës së Ftohtë, por njëkohësisht kishin dështuar në lirimin e
shpejtë të pengjeve amerikanë në ambasadën e tyre në Iran. Ndaj ndoshta edhe një
parrullë e tillë nuk dukej tërësisht e ekzagjeruar apo deri edhe në absurde.
Në vitin 2016, ekonomia amerikane ishte në gjendje shumë të
mirë; imazhi i Amerikës në botë ishte përmirësuar si pasoj[ i tërheqjes nga
Iraku dhe premtimit për tërheqje nga Afganistani; marëdhëniet me aleatët e
NATO-s ishin në nivel të shkëlqyer dhe përpjekjet për mbrojtjen e planetit nga
katastrofa ekologjike ishin në shkallë shumë të lartë. Kishte edhe problem të mëdha
si moszgjidhja e konfliktit sirian apo përparimi i ISIS, si edhe forcimi
ekonomik I Kinës, por këto nuk dukeshin të kishin peshë të tillë sa mund të
trumbetohej se Amerika është më e dobët se kurrë.
Po ç’nënkuptonte Trump dhe njerëzit e tij me MAGA-n dhe si
kuptohej kjo nga pjesa më e prapambetur e shoqërisë amerikane?
Trump kishte mbi 20 vjet, që synonte të hynte në garën e
zgjedhjeve presidenciale edhe si kandidat i Partisë Demokratike, edhe si i Pavarur,
por gjithnjë ishte tërhequr pasi kishte kuptuar që nuk kishte mbështetje në
elektorat. Ai e rriti popullaritetin e tij pas fushatës të gjatë, për të
provuar se Obama nuk kishte lindur në ishujt Havai, por në Kenia dhe si i tillë
nuk kishte të drejtë ligjore të zgjidhej President i SHBA. Për më tepër, i jati
ishte musliman.Vazhdimisht kur përmendte Obamën, Trump nuk linte pa përdorur
emrin e të jatit dhe i referohej si Barak Husein Obama. Kjo tingëllonte edhe
bukur edhe frikshëm për veshët e amerikanëve ksenofobë dhe të atyre racistë të
hapur apo të fshehur. E njëjta gjë nuk ishte përdorur nga rivalët e Obamas gjatë
fushatave elektorale. Qoftë Mekkein dhe qoftë Romni kishin qëndruar me dinjitet
larg një propagande të tillë.
Ndaj për një pjesë jo të vogël të popullsisë amerikane, MAGA ishte premtimi për
të bërë një Amerikë ku të zinjve dhe emigrantëve do ju tregohej vendi dhe
myslimanëve mund edhe t’ju ndalohej hyrja. Ishte në mendjet e tyre Amerika e
viteve ’50 “E madhërishmja” apo më tej akoma ajo e periudhës të skllavërisë,
kjo varet shumë nga shkalla e prapambetjes së zgjedhësve.
(vijon)
No comments:
Post a Comment