(vijim)
MAGA trembi jo vetëm zezakët dhe emigrantët nga vendet e
Amerikës Latine, por edhe minoritete të tjera si ai i LGTBQ-së. Të gjithë këto
grupe të popullsisë e shihnin që në një periudhë të Trump-it, të drejtat e tyre
nuk kishin për tu zgjeruar.
Por MAGA nuk tërhoqi pas vetëm racistët dhe ksenofobët , por
edhe shumë bashkësi fetare evangjeliste, të cilat shinin tek Trump dhe Pence,
njerëzit që jo vetëm do mbronin liritë fetare, por edhe do emëronin në Gjykatën
e Lartë gjykatës konservatorë që mund të rikthenin ndalimin e abortit dhe të
martesave të homoseksualëve.
Besuan apo jo në MAGA, për Tump votuan edhe shumë amerikanë
me dinjitet, të mençur dhe të drejtë, që ishin të zhgënjyer nga Establishment
dhe shpresonin që Tump “do thante moçalin burokratik dhe të korruptuar” të
Uashingtonit. Si ta edhe plot të tjerë, që besonin në “gjenialitetin ekonomik”
të biznesmenit Trump. Por ajo ç’ka ndodhi në 4 vitet e MAGA-s rriti gradualisht
frikën e një pjese të madhe të amerikanëve dhe opinionit botëror.
Brenda SHBA-së u gjallëruan ekstremet e djathta dhe bandit e
tyre të armatosura. Tek Trump ata shihnin njeriun e tyre, që nuk do i dënonte
publikisht dhe nuk do i përndiqte ligjërisht. Trump vërtet ndoqi këtë rrugë, jo
se i përket ideologjisë të ekstremit të djathtë, por se nuk donte të humbiste
asnjë grup shoqëror të bazës së tij mbështetëse. Me një lloj miopie politike,
Trump përsëriste në publik, që “ata (grupet e djathta) thonë fjalë të mira për
mua”.
Një tjetër sjellje negative dhe me pasoja për demokracinë
amerikane ishte mbështetja që u bënte teorive komplotiste të “shtetit të fshetë“
(deep state). Cdo përpjekje të segmenteve të shtetit ligjor për të korrektuar
veprimet e tij politike, Trump e cilësonte si kundërvënie ndaj tij. Ndaj në mënyrë
të vazhdueshme sulmonte dhe largonte nga detyra shumë funksionarë të lartë të emëruar nga vetë
ai, shumica e të cilëve ishin republikanë. Këtë fat pësuan Sekretari i Shtetit,
Ministri i Mbrojtjes, Prokurori i Përgjithshëm, Drejtori i FBI-së, Drejtori i Sigurisë
Kombëtare, Drejtori i CIA-s dhe disa Shefa të Stafit të tij. Trump kërkonte
hapur besnikëri të vartësve ndaj tij dhe jo ndaj Kushtetutës, sikundër është në
traditën e institucioneve amerikane. Ndonëse nuk e shprehte hapur, dukej që pëlqente
një mënyrë të drejtimit të shtetit ala-Putin. Asnjë president amerikan, nga ata
më liberalë dhe deri tek më konservatorët nuk kishin vepruar kurrë në një mënyrë
të tillë.
Në planin ndërkombëtar Trump vazhdimisht sulmoi më shumë
Europën e Bashkuar se sa Rusinë e Putin apo Turqinë e Erdoganit. Ishte një lloj
deklarimi, që “Amerika e Madhërishme” është ajo që mbron në mënyrë të
paskrupullt dhe me agresivitet interesat e saj ekonomike, sepse është më e fuqishme
ekonomikisht dhe ushtarakisht se çdo shtet tjetër.
Ndaj MAGA u kthye në një makth për pjesën më të madhe të
shoqërisë amerikane dhe për demokracitë e zhvilluara liberale në botë. Edhe 4
vite të tjera të Trump, do dëmtonin akoma më shumë Demokracinë më të përparuar
në botë. Ndaj edhe largimi i tij nga pushteti u ndje si lehtësim i madh në
gjithë botën e përparuar. Deri më sot vetëm Putin, Erdogan dhe komunisti Xi nuk
kanë përshëndetur presidentin e zgjedhur Bajden.
Janë ata që duan Rusinë e Madhërishme, Turqinë e Madhërishme
dhe Kinën Triumfatore.
No comments:
Post a Comment