(vijim)
Ideologjia fashiste ka ekzistuar në Amerikë që në vitet ’30,
por asnjëherë nuk ka gjetur mbështetje masive. Kjo ka të bëjë me natyrën e veçantë
të shtet-kontinentit amerikan. Republika Amerikane, si Demokracia më e vjetër në
botë, jo vetëm ka në themel të Kushtetutës
të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, por edhe i ka mbrojtur dhe zbatuar ato.
Gjithashtu në Kushtetutë përfshihen të drejta të mëdha qeverisjeje të çdo
shteti, gjë që e bën të vështirë përkrahjen e ideve totalitare të cilat kanë si
kusht bazë centralizimin e pushtetit në dorën e një partie të vetme ose të një
individi të vetëm. Liritë ekonomike të bizneseve janë një tjetër shkak i fortë
për të parandaluar fashizmin.
Duhet përmendur se edhe Partia Komuniste Amerikane ka qënë
shumë herë më e dobët se homologet e saj në Europë, gjë që pengonte mundësinë e
kundërbalancimit me një ekstrem të djathtë.
Po a mund të
ndihmonte qënia e Trump në pushtet gjallërimin e mëtejshëm të predispozitave
fashiste në shoqërinë amerikane?
Në fillim duhet thënë që Trump është shumë shumë larg
profilit të një diktatori fashist. Ai jo vetëm që vjen nga bota e biznesit, por
nuk ka asnjë llloj ideologjie vetiake të përcaktuar mirë. Filozofia e tij është
ajo e arritjes të një suksesi personal të
lidhur me famën, paratë, gratë dhe kënaqësitë e tjera materiale. Në shumë
aspekte sociale, qëndrimet e tij vazhdimisht kanë qënë më pranë liberalëve se
konservatorëve. Edhe në mënyrën se si drejtonte kompanitë e tij, Trump nuk mund
të cilësohet si “diktator”. Bashkëpuntorët e tij në biznes kanë dëshmuar se
rrallë herë i pushonte vetë zyrtarët e lartë nga puna, por preferonte ta bënin
vartësit e tij. Shumë nga “të pushuarit”, që vinin i kërkonin t’i rikthente në
punë, i punësonte sërish duke u hequr se nuk kishte gisht në largimin e tyre.
Po përse u fut Trump
në politikë, kur nuk kishte bindje të forta dhe pse u rrjeshtua në krahun e djathtë të politikës
amerikane?
E para ka të bëjë me narcisisizmin e tij të pakufi dhe dëshirën
për të qënë në qendër të vëmendjes të të gjithë botës. Që gjatë mandatit të dytë
të Klintonit, Trump ishte shprehur publikisht se do garonte për president si
Demokrat ose si i Pavarur. Duke mos gjetur hapësirë dhe mbështetje në krahun
demokrat dhe duke ditur fatin e mëparshëm të kandidatëve të pavarur Ross Perrot
dhe Ralf Nader, Trump zgjodhi më vonë krahun
republikan.
Arsyeja e dytë (më racionale) është përfitimi që mendonte të
kishin kompanitë e tij dhe të rrethit të tij familjar nga pushteti dhe lidhjet
që do krijonte duke qënë President (kleptokraci). Dhe këtu bëhet fjalë për
fitime afatgjata që shtrihen në kohë edhe pas disa dhjetvjeçarësh.
Ishte vënë re , që në shtresat e popullsisë që përkrahin të
Djathtën, më energjike ishte pjesa e “okupuar” nga “Tea Party”, një grupim
ultra-konservator i Partisë Republikane. Në mitingjet e tyre hidheshin parrulla
ksenofobike, të fondamentalizmit kristian, kundër globalizmit, kundër homoseksualëve,kundër
establishment etj.
Kjo ishte linja që zgjodhi Trump gjatë mandatit të dytë të
Obamës dhe gjatë fushatës elektorale, që e bëri të mposhtë jo vetëm kandidatët republikanë por
dhe të fitonte zgjedhjet.
Nga kjo “recetë fituese” Trump nuk hoqi dorë as gjatë viteve
të Presidencës së tij dhe gjatë fushatës së fundit elektorale. Dëmi që solli
Trump në planin kombëtar dhe atë ndërkombëtar është se inkurajoi prirjet
fashiste pa qënë vetë i tillë. Në një mandat të dytë të tij, kishte të ngjarë,
që Trump të shpërblente besnikët e tij të ekstremit të djathtë me praktika dhe
Urdhra ekzekutivë, me fitore në zgjedhjet për Kongres dhe Senat, me emërime në
gjykatat dhe në administratat federale.
Më vonë,të tjerë politikanë populistë, më të zgjuar se ai, më
të rinj, me një ideologji të përcaktuar mirë do mundohen të shfrytëzojnë
terrenin e krijuar nga Trump për të goditur jo vetëm demokracinë liberale, por
edhe institucionet amerikane. Dyshimet e thella ndaj establishmentit, ndaj “deep
state”, teoritë konspirative për aleanca semito-komuniste e të tjera të
ngjashme, në kushtet e një krize të mundshme ekonomike mund të sjellin deri në çarjen
e Partisë Republikane dhe formimin e një partie amerikane të ekstremit të
djathtë, që do ketë pasoja të rënda për të gjithë botën.
A është kjo e pamundur të ndodhë në një të ardhme të afërt?
(vijon)
No comments:
Post a Comment