(vijim)
Largimi i fashizmit nga pushteti në Europë nuk solli
zhdukjen e plotë të tij. Si të gjithë ideologjitë e reja, fashizmi vazhdoi të
ketë mbështetës të vjetër dhe fitojë prkrahës të rinj. Rasti më tipik është Franca,
ku Fronti Nacional I Le Penit, nga një parti e vogël është kthyer në parti që
mund të marrë pushtetin me votime të rregullta.
Po cilat janë
ndryshimet dhe ngjashmëritë midis periudhës që po kalojmë dhe asaj të viteve
’20?
Në botën e sotme është shumëmë i madh ndikimi i Amerikës; është krijuar
Bashkimi Europian; Azia dhe Lindja e Mesme janë shumë më të rëndësishme dhe me
një rol më të madh në gjeopolitikë; komunizmi në pushtet konsiderohet nga
elitat intelektuale si një praktikë e dështuar.
Ngjashmëritë kanë të bëjnë me rritjen e racizmit dhe
ksenofobisë; zmadhimin e diferencës ekonomike
midis të pasurve dhe të varfërve; rritjen e korrupsionit; lulëzimin e
bursave si edhe të spekullimeve në to; daljen në skenë të politikanëve populistë.
Sidomos në vendet e Europës Lindore dhe Qëndrore, ngjarjet
politiko shoqërore janë shumë të ngjashme me ato të shteteve europiane të
viteve ’20. Korrupsion i madh ekonomik dhe moral; luftë e ashpër politike në
parlamente; burgimi apo dhe vrasja e kundërshtarëve politikë; rritja e krimit të organizuar; emigracion i vazhdueshëm
drejt Perëndimit; gjendja e tensionuar mes popullsisë kryesore dhe
minoriteteve; kulmim i ndjenjave nacionaliste dhe të shovinizmit.
“Demokracitë e manaxhuara” të Putin, Orban, Lukashenkos, janë
forma të maskuara të fashizmit në pushtet dhe nuk janë larg nga aplikimi i
ligjeve më të forta, që kufizojnë liritë dhe paraprijnë Diktaturat. “Zilia” e
fshehur për një qeverisje të ngjashme është thuajse tek të gjithë politikanët e
majtë dhe të djathtë të vendeve në fjalë duke nisur me Poloninë, Rumaninë dhe
Bullgarinë(antare të BE-së) e duke përfunduar tek vendet më të vogla si Shqipëria,
Sërbia, Maqedonia e Veriut, Bosnja e në të të tjerat. Për më keq apo për më mirë,
politikanët e sipërpërmendur dhe ata që duan t’i imitojnë, ndryshojnë nga
diktatorët fashistë, sepse ju mungon idealizmi dhe janë shumë të korruptuar.
Partitë e ekstremit të djathtë në Europën Perëndimore janë
rritur në numur gjatë këtij shekulli. Disa syresh si “Agimi i Artë“ në Greqi, “Alternativa
për Gjermaninë“, “Partia e Lirisë“ në Austri, “Lëvizja për një Hungari më të
mirë“, “Forumi për Demokraci” në Hollandë, “Sulmi” në Bullgari, janë parti të
zyrtarizuara në vendet e tyre dhe me mbështetje në shtresat e popullsisë. “Lega
Nord” në Itali dhe “Fronti Nacional” në Francë, edhe pse disi më të moderuara,
kanë në bazën ideologjike pjesë jo të vogla të ideologjisë fashiste. Të dy këto
të fundit janë parti të mëdha në vendet e tyre dhe qeverisin në nivele lokale dhe
qëndrore.
Por dy partitë, vendet dhe udhëheqësit europianë, që
paraqesin më shumë rrezikshmëri për kthimin e plotë të fashizmit janë “Rusia e
Bashkuar” e Putin dhe “Aleanca për Drejtësi dhe Zhvillim” e Erdoganit. Të dy
liderët kanë centralizuar plotësisht pushtetin duke ndryshuar disa herë
Kushtetutat e vendeve të tyre, duke përndjekur kundërshtarët politikë dhe duke
kufizuar lirinë e mediave. Putin dhe Erdogan njihen si kundërshtarë të betuar të
Europës së Bashkuar dhe përkrahës të partive ekstremiste europiane. Për më tepër
të dy vendet po angazhohen gjithnjë e më shumë ushtarakisht në konfliktet e
Lindjes së Mesme dhe të vendeve të tjera aziatike. Putin pasi shtypi me egërsi
përpjekjet për pavarësi të çeçenëve, pushtoi Krimenë. Me mënyra gjakatare
Erdogani ka shtypur kurdët dhe tani është angazhuar në konfiktin mes Armenisë
dhe Azerbaxhianit.
E megjithatë vetëm forcimi i ekstremit të djathtë në SHBA
mund të sjellë rrezikshmëri të vërtetë në botën , që jetojmë.
(vijon)
No comments:
Post a Comment