Më ka pëlqyer gjithnjë Ibrahim Ferrer dhe veçanërisht këngët e tij“Guantanamera” dhe “Chan Chan”. Kanë një lloj qetësie të përjetshme dhe një ritëm që të kujton përplasje e lehtë të valëve në një ditë të qetë dhe plot diell. Ndjehesh sikur po e shijon jetën në të gjithë tërësinë e saj ngadalë, pa u ngutur dhemunduar dhe me një lloj kënaqësie që nuk shterret as kur perëndon dielli. Kur i dëgjon nuk ke as kureshtje të dish kujt i këndohet dhe ç’thuhet. E ndjen thellë që i takojnë jetës.
Sot hasa në një video
të “Chan Chan” me titra anglisht dhe buzëqesha me thjeshtësinë e fjalëve, vërtetësinë
e tyre disi primitive, gjë që e bën këngën edhe më të bukur, edhe më jetdhënëse
dhe më tropikale.
Can Can
Po nisem nga Altro Cedro për Markane
Pastaj nga Kueto për në Majari.
Dashurinë që kam për ty
Hasha nuk e bëj dot.
Para më del e të ha me sy
Goja lëng më lëshon.
Kur Huanika me Can Canin
Losnin në plazh plot ëndje
Ajo pakëz tundte bythkat
Ai veç një gjë kish’ në mëndje!
Hapma shtegun mes kallamash
Dua aty pranë të ulem
Ja në trungun atje
tej,
Në se hap, dot nuk do mundem.
Po nisem nga Altro Cedro për Markane
Pastaj nga Kueto për në Majari.
No comments:
Post a Comment