Edhe pse emri nuk e përcakton njeriun, është e udhës të jesh
shumë i kujdesshëm me “etiketimin”, që po i bën fëmijës së porsalindur. Të
vepruarit nxitimithi dëshmon se “nuk të bëhet shumë vonë“ se çdo mendojë ai kur
të rritet pak dhe në kopësht apo në shkollë, bashkëmoshatarët ta ngacmojnë për
emrin.
Tek ne, në zonat fshatare, po edhe ato qytetare, kanë gëluar
dhe gëlojnë ç’turlilloj emrash, të cilat ose tingëllojnë keq, ose kanë kuptime
në gjuhën shqip , që lenë shumë vend për komente. Vërtet, çdo individ, në të
ardhmen mund ta ndryshojë ermin e tij, por nëse emri I vendosur nga pirndërit(sidomos
nga baballarët) nuk i ka pëlqyer në fëmijëri, ai le një gërvishtje të thellë në
psikologjinë dhe vetbesimin e të riut, që nuk është e lehtë të kapërxehet me një
ndryshmi nga psh Pehlivan në Roland,
apo nga Guri në Endri.
Leutrim, emri i një
të riu kosovar, që është shfaqur në shtyp këto ditë, nuk është mes më problematikëve,
por duke predikuar që Leutrimi jo vetëm lindi trim, por edeh do jetë gjatë jetës
I tillë, gjë që mund të ndikojë nëse Leutrimi do jetë një i ri i thjeshtë, i turpshëm
dhe pak frikacak.
Sigurisht, jo tek të gjithë emërçuditshëm mbajtësit, mund të
shkaktojë rënie të vetbesimit emri. Për shembull politikanët Tërmet Peçi dhe Zabit Brokaj, kanë treguar, që janë në lartësinë e emrave, që mbajnë.
Paslufta e Dytë Botërore solli një rekord emrash të pazakontë,
sidomos në zonat më të lidhura me nacional-çlirimtaren, si në Labëri, Mallkastër,
Gorë, Mokër etj. U shfaqën emrat e parë nga bota e Sovjetëve, si Timoshenko, Budion, Capajev, Pushkin, Lermontov dhe të tjerë, të gjitha mbiemra luftëtarësh apo
personalitetesh ruse. E megjithatë, fshatarët e këtyre zonave nuk patën qënë “pionierët”
e kësaj ideje. “Viktima” të politikës dhe shtypit pat pasur edhe në Korçën e
para luftës, që kishte njerëz si Stalin
Todi Duma, apo Hitler, i ndryshuar më
vonë në Taqo.
Tradicionalisht, në Shqipëri emrat e fëmijëve vendoseshin
kryesisht në dy mënyra. E para ishte ajo e përdorimit të emrave biblike qoftë në
komunitetin e krishterë dhe qoftë në atë mysliman (thuajse të gjitha emra të
origjinës çifute), ndërsa mënyra tjetër ishte ajo e përdorimit të emrave që
kishin një kuptim në shqip dhe që kishin fituar “qytetarinë“ gjatë shekujve.
Emrat në pjesën më të mirë mbeteshin dhe përsëriteshin brenda familjes.
“Kohët moderne” vërtet e shtuan larminë, si edhe përdorimin
e emrave të tjera të bukur shqip, por jo rrallë u kalua në absurditete. Tradita
e përdorimit të emrave të gjyshëve dhe gjysheve “të modernizuara” solli emra me
një tingëllim të çuditshëm si Dhorjela,
Fahrushe, Mitian, Sotiol, Vasiliela dhe
të tjerë, që ngjajnë më shumë si emërtime medikamentesh. Shumë folje të shqipes
u kthyen gjithashtu në emra, sidomos në zonat rurale, prej nga dolën emrat Afrime, Mbarime, Dëfrim, Guxim, Dëshira, Plotësime, Durim,
Adhurim dhe deri tek Rënqethëse.
Jemi i vetmi vend në botë, që ka më shumë emra se sa ka
banorë.
Cdo katër vjet, burrat e entusiazmuar nga lojtarët e
futbollit ju vinin djemve emra si Rivelinjo,
Bekenbauer, Netzer, Myler, Kempes dhe Kigan.
Nuk është çudi, që edhe këtë vit të kemi kombinime të tilla
si Lukak Shkoza, Hazard Bregu, Grizman Hoxha apo Modriç Prifti.
Tashmë kjo është tradita jonë.
No comments:
Post a Comment