Botërori edhe pse filloi në mes të qershorit e dominoi tërësisht
muajin në të cilin prisnim të hapnim negociatat me Europën e Bashkuar.
Europa e Bashkuar nuk duket aspak e bashkuar për të marë
vendime për ne dhe emigrantët.
Emigrantët po kalojnë kohë të vështira këtë qershor, në tokë
dhe në det jo vetëm për faj të Salvinit, por sidomos të Presidentit Trump.
Presidenti Trump i cili pasi u kthye nga takimi me Kim
Xhong-un duket se është lideri botëror më
i fuqishëm se kurrë dhe tani mund t’ja hedhë edhe organizatorit të Botërorit
Vladimir Putin.
Vladimir Putin fitoi zgjedhjet me manipulime edhe pse mund t’i
fitonte edhe pa i manipuluar , por duket se pushteti nuk i shijon pa ndjerë se
mund të manipulojë zgjedhjet kudo, bile edhe në Amerikë, Gjermani dhe Francë.
Në Francë ishte avokati im edhe pse është tifoz i Brazilit.
Brazilit në këtë Botëror nuk i mungojnë lojtarët, por i mungon
shpirti sulmues.
Shpirti sulmues i Erion Veliajt po bind aktorët se jo vetëm
duhet prishur Teatri, por edhe se janë të domosdoshme Kullat.
Kulla më e përfulor në Shqipëri ka qënë Kulla Vrojtuese në
Korçë edhe ajo e filluar në qershorin e katër viteve më parë, kur njerëzit
ishin me mendje në Botërori.
Botërori i këtij viti ka pasur deri tani dy kulme,
shqiponjat e Xhakës dhe Shaqirit dhe eliminimin e Gjermanisë.
Gjermanisë, sipas një mikut tim, po i shkon futbolli teposhtë
se në ekip ka futur zezakë dhe turq.
Turqit janë të ndarë për gjysëm pro dhe kundër Erdoganit.
Erdoganin e do Rama dhe treçereku i shqiptarëve, si dhe 90%
e shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë.
Maqedonia, sipas marëveshjes me Greqinë, do quhet tani
Maqedonia e Veriut dhe nuk do ketë një Maqedoni të Jugut, për deri sa nuk kanë
shpallur ndonjë Republikë Autonome shulet e Prespës.
Prespa është Liqeni ku ndahen kufijtë e tre shteteve fqinjë
të dashur me njëri tjetrin, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Greqia.
Greqia po del
nga kriza se për herë të parë pas kaq vitesh lidhi kravatën Cipras.
Cipras pa kravatë nuk e ka ftuar kurrë Ramën me atlete në
Greqi dhe as ka vizituar Tiranën.
Tirana këtë qershor është mbytyr në shi dhe më keq e ka pësuar
Biblioteka Kombëtare, pasi Sheshi Skënderbej mori si hapësirë publike çmim ndërkombëtar.
Cmim ndërkombëtar pritet të marë edhe Pazari i Korçës, pikërisht sepse përmbytet, se edhe në Korçë ka nisur të bjerë shumë shi.
Shiu i shumtë rrezikon të mbushë tej e mbanë kanalet dhe kjo
mund të sjellë, që përsëri të nxjerrë kokën e tij të shtrembër Miu i Gjirizave.
No comments:
Post a Comment