
Por edhe nëse i bashkohet lëvizjes së aktorëve për të mos
lejuar prishjen e kompleksit ekzistues të Teatrit, opozita gabon kur e quan si
“lëvizje në mbështetje të artistëve”, apo “përpjekje për të ruajtur
“Jeruzalemin” e aktorëve”.
Politikisht ajo duhet të godasë atë ç’ka është e qartë prej
20 vitesh : në mënyrë të hapur
korruptive, Rama po përpiqet të kthejë tokën e lakmueshme publike në Qendër të
Tiranës në truall privat ndërtimi.
Marrja me probleme historiko-teknike-arkitekturore vetëm se
sa shpie ujë në mullirin e Ramës, që do ta paraqesë si një “përplasje” mes
idesh të kundërta të modernizimit dhe të ruajtjes së kujtesës historike.
Opozita duhet të përgatisë urgjentisht një dosje të plotë
dhe ta paraqesë në prokurori me të gjitha shkeljet që ka ky process i gjatë i
tjetërsimit të një hapësire që ju takon gjithë qytetarëve të Tiranës dhe veçanërisht
artistëve të skenës. Edhe nëse mungojnë provat e forta të korrupsionit (për të
cilat duhen përgjime të bisedave të Ramës me investitorët përfitues) janë të
mjafta dokumentet që mund të detyrojnë prokurorinë të pezullojë vendimet e qeverisë
dhe ato të këshillit bashkiak të Tiranës.
Kjo është rrënja , shkaku dhe ‘thembra e Akilit” e këtij
diskutimi të stërzgjatur.
Kompleksi ekzistues i Teatrit Kombëtar nuk është as i
arkitekturës futuriste dhe as “Jeruzalemi” i artit skenik shqiptar. Një projekt
me probleme të teknologjisë së ndërtimit dhe me një arkitekturë jo
entusiazmuese aim und të zëvendësohet me një kompleks modern të Teatrit, të një
shkolle kombëtare teatri dhe mjedisesh të tjera rekreative. Por për këtë duhet
shkëputur menjëherë nga projekti famëkeq i PPP-ve dhe t’i nënshtrohet një proçedure
normale konkurimi. Ndërtimi për efekte financimi mund të jetë me faza, duke
nisur me objektin kryesor dhe më pas të vazhdohet me objektet e tjera ndihmëse.
Lëvizja “nostalgjike” e artistëve për ruajtjen e objektit në
gjendjen , që është mund të vazhdojë në mënyrë të pavarur, si ndodh kudo në
botë me ndërtimet e kësaj natyre, por opozita duhet të përqëndrohet atje ku
është thelbi i kësaj afere të madhe korruptive.
Në “ skenë“ duhet thirrur Arta Marku dhe të tjerët duhet të
kthehen për disa kohë në spektatorë.
Nuk kam shpresë se në fund të kësaj shfaqjeje, “personazhet
negative” Edi Rama dhe Erion Veliaj do përfundojnë në pranga, por të paktën
prona publike mund të shpëtohet.
No comments:
Post a Comment