Nuk jam në gjendje të kuptoj këtë thënie bashkëkohore
“tiranase” edhe pse shprehjen “i iku për shalësh”, që lidhej me futbollin e kam
dëgjuar herët në fëmijëri.
Të përsëritur në një kontekst tjetër, e dëgjova vjet, kur një
botues, pasi botonte pas disa javësh një shkrim timin, me thoshte “që i kishte
ikur për shalësh”. Dyshova se shprehja mund të kishte marrë një lloj
“qytetarie” në Tiranë si kanë pasur në vite shprehjet “je bota”, “qe palla”,
“sa e mir si je”, “normal”, “i papam”, “je njish”, je bio” e të tjera si këto,
por nuk mendoja, që mund të përdorej në shprehjen “Na iku jeta për shalësh”, si
e lexova në një nga mediat sociale, të shkruar nga një përfaqësuese e lartë e
OJ e Q-ve.
Si mund të “ikë jeta për shalësh”? të shpije menjëherë në
pyetjen thellësisht filozofike “C’është jeta?”, të cilës për mijra vjet, që
ekzistojnë filozofët, nuk i është dhënë ende një përgjigje e plotë.
A mund të jetë jeta
një sferë elastike, me të cilën luan me të njohurit e tu dhe një moment, e ndjen
se “të ka kaluar për shalësh”?
Shprehjet me “shalë“ në shqip nuk janë të shumta dhe sidomos
në zonën e jugut, kanë një tingëllim jo simpatik. “Ka mbetur në shalët e
gruas”, “të pjellësh me shalë mbyllur” ose “ i mori shalët …” janë disa nga
shprehjet më të përdorshme dhe të gjitha kanë një kuptim (konjotacion) aspak të
këndshëm.
Për më tepër lidhja e jetës
me shalët, sidomos në penën e një
femre tingëllon jo vetëm absurde, por edhe shumë vulgare. Do ishte shumë më e
pranueshme, të thuhej “mes shalëve të mija kanë kaluar dy ose tre jetë të
reja”, ose edhe “ata gjetën prehje mes shalëve të mija”, por jo shprehja gjoja
filozofike e përdorur në mediat sociale.
Të të kalonin topin mes këmbëve (ose për shalësh) në futboll
ka qënë gjithnjë turpëruese për mbrojtësit dhe portierët. Por ju ka ndodhur
thuajse të gjithë futbollistëve dhe e kanë konsideruar si pjesë të karrierës
futbollistike.
Por të “të kalojë jeta për shalësh”, nëse do mundim t’i
japim një kuptim racional, do të thotë, që nuk ke ditur t’i mbyllësh kurrë.
Ose nuk ke dashur!
No comments:
Post a Comment