Në një mesditë të bukur shtatori, në varkën me vela të mikut
tim Steve McAllister, ndërsa lundronim në oqeanin Atlantik, oficeri në pension
i CIA-s Bob, më pyeti se çmendim kisha për Mbretin Zog. Ishte viti 1993 dhe sin
jë kundërshtar i vendosur i monarkive dhe si fanolist i pakënduar unë ju përgjigja
me bindje se “Zogu ishte një feudal i prapambetur, që pengoi përparimin e Shqipërisë
dhe ndërpreu ëndrrën e shqiptarëve për modernizim, që kishte ngjallur peshkopi
Fan Noli”. Dhashë edhe disa hollësi të tjera rreth Nolit dhe kuptova, që bashkëbiseduesi
dinte më shumë se unë, por nuk e zgjati muhabetin.
Unë mbeta republikan i vendosur, por gjatë viteve mësova më
shumë rreth Zogut dhe veprave të mira dhe të këqija të tij.
Shikimi i Zogut si anti-Noli, jo vetëm nga regjimi komunist,
por edhe nga njerëz të tjerë të paanshëm politikisht, ka ndikuar jo vetëm tek
unë, por në një shumicë të madhe shqiptarësh të qyteteve dhe zonave të Jugut. Përkrahja
ndaj Zogut ka qënë kryesisht në zonat rurale të Veriut dhe fise të lidhur me
monarkinë e tij, si dhe me një lloj nacionalizmi primitiv. Por duhet thënë, se
në ndryshim me qytetet e tjera të Jugut, (qytete të vogla), në Korçë, pjesa më
e madhe e shtresës të pasur ishte mbështetëse e Zogut. Pandeli Evangjeli, Koço
Kotta, Kristo Floqi dhe të tjerë korçarë, që kishin kontribuar në pavarësinë e
Shqipërisë kishin funksione të rëndësishme në shtetin shqiptar. Gjithashtu
Sotir Peci dhe Mihal Gramenoja, edhe pse më të tërhequr, nuk ishin kundërshtarë
të tij. Duket që shtresa e tregëtarëve kishte nevojë për stabilitet të vendit
si dhe për politika ekonomiko - tregëtare të favorshme, të cilat Zogu ja u
ofronte.
Pavarësisht nga përshtypja e përgjithshme për ish-Mbretin, që
edhe sot mbetet një figurë rreth të cilës opinionet janë nga më të kundërtat,
faktet, dokumentat dhe memuarët e bashkëkohësve dëshmojnë se Ahmet Zogu nuk ka
patur ndonjë ndryshim cilësor, për mirë apo për keq nga shumica e politikanëve
europianë të gjysmës së parë të shekullit të XX-të.
Ndoshta me ta duhet bërë më shumë krahasimi se sa me kundërshtarët
e tij politikë si Noli, Luigj Gurakuqi, Faik Konica, Bahri Omari, Mustafa
Merlika apo mbështetësit e tij Xhafer Ypi, Eqrem Vlora, Koço Kotta e të tjerë.
Gjithashtu, “a priori” duhet menduar se për nga mentaliteti,
ambiciet, etja për pushtet dhe para, beu i Burgajetit nuk ka pse të ketë ndonjë
ndryshim të madh nga politikanët shqiptarë të pas vitit 1990.
Por le të kalojmë nga fusha e perceptimeve dhe opinioneve në
atë të fakteve kryesore rreth Ahmet Zogut.
-
Vetëm 17 vjeç Zogu mori pjesë dhe firmosi Deklaratën e
Shpalljes së Pavarisë
-
U emërua Ministër i Brendshëm për herë të parë kur
ishte 25 vjeç.
-
Kryeministër i Shqipërisë në moshën 27 vjeçare.
-
Largohet nga pushteti me grusht shteti në qershor
1924(revolucioni i Qershorit)
-
Rikthehet në pushtet me mbështettësit e tij të
armatosur dhe një battalion rusësh të bardhë të gjeneralit Vrangel, gjashtë
muaj më vonë.
-
Konsolidon pushtetin e tij autoritar si President i Shqipërisë
në vitin 1925 dhe më 1928 vetëemërohet Mbret i Shqiptarëve duke krijuar një
llloj shteti mids Diktaturës dhe Monarkisë Parlamentare.
-
-Largohet nga pushteti dhe Shqipëria dy ditë para se
Shqipëria të pushtohet nga Italia e Musolinit në prill të vitit 1939, kur ishte
44 vjeçar.
(vijon)
No comments:
Post a Comment