Ed Rama është përfundimisht Komandant. Njëlloj si Komandanti
i lavdishëm, por këtë rradhë, i njohur nga shteti, që për Shqipërinë ka qënë
gjithnjë sinonimi i Europës.
“E ka bërë frëngu!”, kjo shprehje është një garanci e
padiskutueshme, për cilësinë e mallit, që këtë rradhë është në formën e
Komandantit.
Unë nuk dua të bashkohem me korin e lehësve, që bëjnë
gam-gam, kur karvani i udhëhequr nga Komandanti shkon përpara. (Për hir të së vërtetës,
karvani i Komandantit ka më shumë qenër me vete, që lehin për të dhe nuk lenë të
dëgjohen anti-lehësit.)
Dua vetëm të kuptoj, se përse vendi numur 2 i Europës,
dekoron me urdhrin më të lartë, një politikan kontrovers, që drejton vendin më
të varfër dhe një ndër më problematikët e Europës.
Disa mund të thonë, se Rama ju ka dhënë avantazhe të mëdha
firmave franceze dhe sidomos atyre të gazsjellësit. Po
gazsjellësi nuk kalon vetëm në Shqipëri dhe favore firmave franceze ju bëhen
edhe në vende të tjera të pazhvilluara.
Ka të tjerë, që thonë, se socialistët e Hollande, që nuk kanë
për të ardhur në pushtet edhe për një dhjetvjeçar, kanë këmbyer “dhurata” me
Edi Ramën. Edhe kjo ka pak gjasa të jetë e vërtetë, se edhe pse ka shumë
korrupsion në politikën europiane, lëvizje të mëdha parash, në emër të ofiqarëve
apo të afërmve të tyre, nuk janë aq të lehta për tu kryer.
Ka nacionalistë, që e justifikojnë me politikën tradicionale
proserbe të Francës dhe duke përmendur edhe një pjesë të motivacionit, ku
flitet për përmirësimin e marëdhënieve me Sërbinë, e gjejnë lehtë dekorimin, si
shpërblim, për lëshimet, që Rama po ju bën sërbëve!
Edhe kjo është plotësisht fallco, sepse orientimi pro-sllav
i francezëve, ka perënduar qysh në kohën e paqes të madhe me gjermanët dhe
krijimin e Europës së Bashkuar. Francezët, po aq sa gjermanët kanë qënë kundër
Rusisë së Putinit në këto 15 vjet.
Dhënia e dekoratës më të lartë ndaj një kryeministri, vetëm
dy muaj para zgjedhjeve, gjë shumë e rrallë në praktikën e shtetve të mëdha me
tradita demokratike, duket se mund të spjegohet vetëm me dëshirën e Europës, për
të pasur edhe 4 vite të tjera, si partner në Shqipëri, Edi Ramën. Dekorimi mund
të ishte bërë më parë, ose mund të shtyhej për disa muaj.
Simpatia për Ramën është shprehur këto vite jo vetëm nga
Hollande, por sidomos nga Merkeli dhe me rradhë Renci e të tjerë kryeqeveritarë
që janë “pro-establishment”. (Këtu sigurisht hyjnë gjithë burokratët e lartë të
Brukselit.) Në një farë mënyre është promovimi i modelit, që duhet të kenë
qeveritarët e vendeve të ish-Bllokut Komunist, por edhe të tjerët. Në një kohë
kur politikanët e tipit të Najxhëll Farazh dhe Boris Xhonson, arritën të
nxirrnin Britaninë nga Europa e Bashkuar, duhen goditur të gjithë “populistët”,
që kërkojnë një Europë më të drejtë dhe kërcënojnë se po të vijnë në fuqi, do
ndryshojnë monedhën ose do kërkojnë populli të vendosë për qënien ose jo në
Europë.
Dekorimi i një politikani të përfolur gjërësisht për
korrupsion në shifra të llahtarshme, mund të spjegohet vetëm me faktin, se në këto
kohë të vështira për Europën, në krye të Legjioneve të vegjël, asaj i duhen të
tillë Komandantë, që bëjnë atë që kërkon Brukseli në çdo rast. Se njeriu Rama
vetëm për Nder nuk mund të dekorohet. Ai dhe Nderi janë dy drejtëza të kithta.
Por le t’i kthehemi Legjionit shqiptar, që nëse nuk do
pranojë Komandantin e sugjeruar nga Europa, duhet të ketë një tjetër “El
Comandante”.
A ka tjetër më të mirë?
Duhem se tani për
tani nuk ka.
Atëhere le ta përdorë edhe disa vjet, dekoratën e lartë, për
të mbuluar pjesët e tij të turpshme, që nuk e ka zor t’i nxjerrë në publik.
Se për të mbuluar zullumet e këtyre 15 viteve, nuk do i
mjaftojnë edhe gjithë “nishanet” e kësaj bote!