Për analogji të Italisë, ne jemi në Republikën e Parë, sepse
ajo e formuara më 11 Janar 1946 vetëm emrin kishte Republikë, sepse qe Diktaturë
e Proletariatit.
Përmendet, që në Republikën e Re(të Dytë) nuk do ketë
korrupsion dhe kriminelët nuk do kenë më vend në politikë. Dhe kjo do arrihet nëse
do bëhen zgjedhje të ndershme, që do garantohen nga një qeveri teknike. Pra
ajo, që quhet misioni i qeverisë teknike, do jetë vetëm kujdesi për të mos u
manipuluar zgjedhjet. Nuk përmenden as ndryshimi i ligjit zgjedhor dhe jo më të
flitet për ndryshime thelbësore në Kushtetutë.
Asgjë më tepër.
Edhe pse Republikën e Re e përmendin jo vetëm politikanët e opozitës,
por edhe analistët e atij krahu si dhe deri në figura, që deri tani nuk kanë qënë
të rrjeshtuar hapur në njërin nga krahët e politikës, askush deri më tani nuk
ka hedhur as në vija të trasha se si do jetë kjo Republikë e Re, që po i shitet
konsumatorit politik shqiptar.
Edhe filozofi Artan Fuga, që i është vetofruar politikës
shqiptare si kryeministër i qeverisë teknike, ka parashtruar vetëm 11 kushte për
zgjedhjet e reja, që duhet të jenë vetëm synimi i “teknikes”, por jo platforma
e saj dhe aq më pak platforma e Republikës së Re.
Për të mos arritur në përfundimin e shpejtuar se termi
“Republika e Re” është thjesht një slogan propagandisti, sikundër kanë qënë
“shteti ligjor” i Berishës, “katharsisi” i Nanos dhe “Rilindja” e Ramës, le të
pranojmë se institucionet e shtetit demokratik janë sot më të mëpërkëmbur se
kurrë, ndaj duhen reformuar totalisht.
Por pikërisht këtu “ngec” ideja e Republikës së Re të Bashës.
Ai po pengon me dashje apo pa dashje, realizimin e Reformës në Drejtësi, që
duhet të jetë një nga shtyllat e Republikës së Re. Edhe pse pretendohet, se
krahas sistemit të drejtësisë, pastrimi duhet të bëhet edhe mes politikanëve,
pengimi i “pastrimit” të sistemit juridik i bie ndesh kësaj llogjike. Nuk
flitet as për largim të kastës së vjetër të politikanëve të të gjitha partive,
as për mandate të kufizuara të deputetëve apo ministrave, as për shkurtime të mëdha
në pushtetin qëndror dhe vendor dhe as për largimin e militantëve të pazotë nga
postet drejtuese.
Duket se “Reëpublika e Re” do jetë vetëm Republika e sotme e
Shqipërisë pa Kanabis.
Por njerëzve nuk ju mjafton vetëm kjo. Në rast se mijra të
tjerë po largohen dhe nuk kanë shpresë se Shqipëria bëhet, kjo nuk vjen se i
tremben 4 viteve të tjera të Ramës. Po të
ishte kështu, fare lehtë, me vota njerzit do e largonin nga pushteti edhe sikur
t’ju ofroheshin para të shumta nga “kontrolluesit” e kanabisit.
Njerzit nuk besojnë se Basha mund të bëjë Republikë të Re po
aq sa nuk besojnë se Rama vërtet nuk do e luftojë kanabisin.
Nuk besojnë as njërin dhe as tjetrin, edhe sikur për
President, të vendoset “mbreti filozof” Artan Fuga.
Eshtë i njëjti “protagonizëm” i udhëheqësve të pagabueshëm,
që sulmojnë egër kundërshtarëtpër të njëjtat gjëra, të cilat i kanë bërë edhe
vetë.
Mjaft të shikosh, se si sulmon me fjalorin më të ulët, ata të
cilët e kritikojnë, akademiku Artan Fuga. Një diplomat (të nderuar ose jo) e
quan qen, një botues e quan gënjeshtar dhe pervert e me rradhë. Me të njëjtën
gjuhë, që përleshen në foltoren e Kuvendit deputetët e Republikës së Parë.
Me këtë mentalitet do ndërtohet Shqipëria e Mirë e republikës
së “filozofit mbret”?
Në një vend të tillë, ku “elitarët” flasin me gjuhën e
“llumit” ka vetëm dy alternativa:
Ose iket nga sytë këmbët, ose i vihet fshesa tërë kastës së
vjetër, që është formuar nën rregjimin e Partisë së Punës dhe që ruan të njëjtin
mentalitet.
Vetëm atëhere, njerzit do kenë shpresë se Shqipëria mund të
bëhet!
No comments:
Post a Comment