Ndoshta jo vetëm Shqipërisë. Të gjithë vendeve të
ish-Lindjes, që po kalben çdo ditë e më tepër nga materializmi i pakufi, dëshira
për të imituar Perëndimin, të cilin nuk e njohin, nga urrejtja mes brezave, mes
klasave të posakrijuara, nga zvetënimi moral.
Para disa orës u mbyll në Tiranë shfaqja e madhe e vizitës së
Papës. Edhe pse më i thjeshti mes papëve të fundit dhe me prirje për të udhëhequr
një Kishë të Varfër, Papa mbetet kreu i një Instituti, që shpenzon, që është i
përfshirë në tratativa diplomatike, kryen transaksione financiare mes të cilave
edhe të dyshimta dhe shumë veprime të tjera normale për një shtet, por jo për
një institucion shpirtëror.
Sigurisht, që udhëtimi i papës në Shqipëri nuk kishte si t’i
ngasonte atij të Shën Palit 2000 vjet më parë. Qindramijra Euro të shpenzuara
nga Vatikani dhe disa herë më tepër nga taksat e shqiptarëve xhepshpuar. Mijra
policë dhe punonjës së shërbimeve të fshehta u paguan sot jashtë orarit, shumë
shpenzime për të rinovuar sheshin Nënë Tereza dhe ngritjen a Altarit njëpërdorimsh
dhe deri në bojë jeshile për të lyer barin dhe gëmushat e tharra.
Po ç’fituan të rinjtë shqiptarë nga kjo vizitë dhe predikimi
i Papës? U emocionuan? Do ngrihen nesër në mëngjes dhe do shkojnë spitaleve të
ndihmojnë njerëzit , që vuajnë? Do ngrihen në mënyrë paqësore t’I kundërvihen
kalbësisrës morale, që ka pushtuar vendin?
Kam shumë frikë se JO!
Të tilla shfaqje luksoze bëjnë efekt ne një grusht të
rinjsh, ose në ne, brezin e mykur, të mësuar të recitojmë “shqiponjat fluturojnë
lart” të thënë dikur për Partinë e tani për të tjerë udhëheqës.
Të tilla shfaqje kanë rëndësi për një grup politikanësh të
korruptuar, që të tregojnë se po sjellin Europën dita ditës dhe për damat e
tyre, që kishin hedhur sot edhe nga një raso të zezë në kokë.
Tek të rinjtë nuk mund të zerë vend retorika nga podium luksoze
dhe makina të rrethuara nga 20 bodigardë.
Ata, të cilët mund të kenë efekt, janë njerëzit e përkushtuar,
fetarë ose jo, që vuajnë për të ndihmuar të tjerët, që sjellin mesazhet e
dashurisë dhe përuljes nëpërmjet shembullit të tyre të gjallë, të larguar nga
zhurrma dhe fanfarat.
Askush nuk do dilte sot ne shesh nëse në Tiranë vinte Xhino
Strada, sepse janë shumë pak që e njohin dhe më pak akoma ata, që i vlerësojnë
punën. Eshte një mjek kardiolog Italian, që ka dhjetra vjet që shpëton pa shpërblim
me qindra të sëmurë afrikanë në Afrikë.
Të tillë njerëz duhen ftuar në Shqipëri të flasin
universiteteve dhe shkollave të mesme, për të treguar, që jeta është e bukur
edhe kur jeton me pak dhe e ndan me të tjerët.
Por me njerëz si Strada e të tjerë si ai është e vështirë të
bësh Show!
Me bar të lyer, flamuj e banderola dhe shqiponja, që
fluturojnë lart!
No comments:
Post a Comment