(Wikileaks ka botuar
dje bisedën e Papës me Federiko Lombardin pas kthimit nga Shqipëria , bisedë, që
është përgënjeshtruar nga Observatorio Romano.)
PAPA- Jam I mallëngjyer…një popull martir…vërtet martir.
FL – Ashtu është Hirësi. 500 vjet nën Otomanët.
PAPA- Atëhere ishte dhe nuk ishte. Se po të qe do e kishim
ndihmuar më shumë. Problemet i filluan pas Garibaldit, kur donin të bëheshin më
vete…I di se ç’njerëz kanë patur mbi kokë? Njëri më Antikrisht se tjetri. Si e
kishte ai Uçeloja, që e kishin mbret? Para tij Musolini duket ëngjëll…Popull
martir…
FL – Ahmet. Nuk patën fat të kenë kurrë një katolik në krye.
Edhe prifti ortodoks, që bëri grushtin e shtetit ishte shumë i nxituar.
PAPA – Prandaj them, që si kanë duruar gjithë ato
persekutime. Po ai tjetri Hoxha, që jo vetëm kishat tona i prishi, por edhe
hoxhallarët, që i kishte kushërinj i futi burgjeve? As Stalini nuk ka bërë të
atilla gjëma.
FL – Enver. Ishte komunist-xhihadist. Po nuk besonte në
dyzet virgjëreshat.
PAPA – Po mirë , që nuk besonte në ato se as unë nuk besoj
se ka xhenhem, por me dyzet martirët tanë ç’kishte? …Një vend kaq i bukur dhe
ka nxjerrë përbindsha të tillë.
FL – Unë shpresoj në Ringjalljen e këtij populli, tani, që
kryeministër është një katolik.
PAPA – Zoti qoftë me ta. Vërtet është katolik Rama? Nuk është
emër mysliman ky. Ai pas Hoxhës nuk ishte Rama?
FL – Jo ai quhej Ramiz. Tjetri pas tij e kishte Sali Ram. Ky
e ka Edvin Rama dhe e ka pagëzuar e gjyshja më 1964.
PAPA – E do e shohim. Kur u takuam nuk i hiqte sytë nga
kryqi i artë , që kam në gjoks.
FL – Zoti më ndjeftë, ka thashetheme që i pëlqen gjërat e
arta, po kështu janë edhe udhëheqësit katolikë në Amerikën Latine.
PAPA – Zoti qoftë me atë popull martir! Këtë lutje bëra kur I
dhashë bekimin edhe djalit të tij, Zakut.
FL – Zaho, Hirësia juaj. Eshtë një emër shqiptar, që e përdorin
të gjithë besimet.
PAPA – E…thashë mos e kishte Zakaria…Po atë të “Shqiponjave
që fluturojnë lart” ku e kishe gjetur, që e kishe vënë në fjalën time?
FL – E ka thënë shkrimtari më i madh i tyre. Eshtë
pro-katolik edhe pse e ka emrin Ismail. Kërkon të kthehen të gjithë shqiptarët
në fenë e të parëve.
PAPA – U bëftë dëshira e Zotit! Boll ka vuajtur ai popull aq
i dashur, aq i urtë dhe në më të vjetrit.
FL – Ju e bekuat Hirësi! Tani vetëm përpjekjet e udhëheqësve
të tyre duhen.
PAPA – Të atyre, që ishin ulur në rradhën e parë gjatë Meshës?...nuk
dukeshin si martirë edhe pse kanë dalë nga një popull martir.
No comments:
Post a Comment