SPLEEN
Kur qielli I rëndë si
e plumbtë pllakë
Peshon shpresës së
humbur nga e gjata mërzi,
Rrethi i horizontit të
shtrëngon si lak
Dhe si të jetë natë
ditën bën më zi;
Kur Toka shëmbëllen
me një burg të lagësht
Ku Shpresa përplaset
me krahët e drojtur
Si lakuriq nate
mureve të ashpër
Dhe kokën e vret
tavanit të ndohtur;
Kur bie pa rreshtur
një shi me litarë
Që ngjajn’ si hekura
të nj’qelie stërmadhe
Dhe rrjetat e qullta
mbi trurin e vrarë
I nder shpejt e
merimangave arradhe;
Këmbanat njëheri gjëmojnë me furi
Lëshojnë drejt
qiellit një ngjethëse britmë,
Sa të humburit
shpirtra që sillen në ajri,
Dhe ata bëzajnë të
gjat’ mërmërimë.
Dhe mbi një vig
morti, pa bujë e fanfarë,
Ngadalë në lot, më le
mua Shpresa,
I pamëshirshmi Ankth
fuqinë ka marrë
Mbi kafkën lakuar
nder perdet e zeza.
No comments:
Post a Comment