Figura e Fullonit është me të vërtetë tragji-komike.
Më erdhi keq, që e arrestuan, se në çdo vend, që ka sistemin
anglo-sakson të Drejtësisë, Prokuroria nuk do kërkonte arrestimin e tij, por
ndjekjen penale në gjendje të lirë. Por edhe nëse ndonjë Prokurori kokëshkretë
do i ishte mbushur mendja, që Guvernatori duhej arrestuar, nuk do kishte gjykatës,
që të firmonte kërkesën për arrestim apo edhe për kontroll të zyrës dhe banesës.
Arrestimi i tij(dhe jo lëshim)i është një tjetër skandal i sistemit
tonë të drejtësisë, të cilit nuk di se ç’emër t’i ve. Mbase sistemi
Post-Punist. Nuk ka asnjë ngjashmëri me sistemet e vendeve të quajtura
demokratike, bile as me sistemin e Lekë Dukagjinit, që sundonte dikur bjeshkëve
apo me sistemin gjyqësor otoman.
Nuk është as sistem, që thjesht ndikohet nga politika apo
nga paratë. Ndikohet nga telefonatat, nga rryshfetet, nga ndienjat e
hakmarrjes, nga dëshira për të treguar forcë, nga Mediat, nga gjendja euforike e
ëastit e prokurorit apo gjykatësit dhe ndoshta edhe nga dëshirat seksuale jo të
përmbushura. Ndoshta edhe nga LIGJI. Ndaj është e vështirë të parashikohet jo
vetëm nga Fulloni dhe gruaja e tij gjykatëse, por edhe nga specialistë të
jurisprudencës, politologjisë dhe psikologjisë bashkë.
Po sa e rëndë është një ngjarje e tillë për një familje, aq
komike bëhet nga reagimet e personazheve kryesore duke filluar nga i biri
trashaluq, që shkon e lutet për lirimin e të jatit në Kisha e Shna Ndoit në Laç,
tek avokati i shquar Haxhia, që tha “Fullanin e arrestuan se është burrë i pashëm”
dhe deri në qëndrimi prej “kokoshi serioz” i vetë Ad Fullonit. Nuk kam
informacione, nëse e shoqja, gjykatësja Fullani ka shkuar nëpër fallxhesha, për
të parë fatin e ardhëm të “këndezit të artë“ të saj.
-Lereni drejtësinë të bëjë punën e saj!- thonë ndërkombëtarët
formulën e stërpërsëritur, që tashmë është bërë po aq qesharake sa edhe Zonja
me Sy të lidhur dhe me peshore e shpatë në dorë.
Mediat anti-Fullan citojnë komentet e rrjeteve sociale, ndërsa
ato pro-Fullon çirren për padrejtësi.
I shkreti ish-Guvernator besoj se rri në një kolltuk luksoz
në dhomën e tij të ndenies, me byzylyk elektronik në këmbë dhe ndjek lajmet.
Me siguri i veshur me kostum…edhe pse i dhjerrë!
No comments:
Post a Comment