Trokita në derën ku shkruhej Burimet Njerëzore dhe pasi dëgjova
një zë burri, që tha “Hyrë!”ula dorezën dhe u ndodha në një zyrë të mobiluar mirë me një tavolinë të
madhe dhe një burrë afër të 60-ve. “Qënka i brezit tim” mendova dhe u ndjeva i lehtësuar
edhe pse nuk e njihja. Burim Njerëzorsi më ftoi me dorë të ulesha dhe pyeti:
BN- Përse kini ardhur zotëri?
NM- Po…kam sjellë Cv-në time, sipas shpalljes nga Bashkia për
një vend pune për arkitekt.
BN- Ok. Nëma ta shikoj.
Ja zgjata Burim Njerëzorsit, afër të 60-ve, të cilin nuk e
kisha parë ndonjëherë, por isha i sigurt që do bënte diçka të mirë për mua.
BN- Ju kini qënë në Kanada.
NM- Po.
BN- Pse je kthyer apo nuk i kishe kartrat në rregull.
NM- Jo i kisha, por arsye familjare. Mendova dhe tani, që
iku Berisha mund të ketë më shumë mundësi investimesh dhe punë edhe për mua.
BN- Ke qënë në PS?
NM- Jo nuk kam qënë asnjëherë nëpër Parti.
BN- C’do të thuash me këtë?
NM- Po…si të them….unë anoj nga e Majta po nuk kam hyrë
ndonjëherë në parti…kam ikur më ’97tën.
BN- ..He…ju vajtën shtatë atëhere tërë ju gurëve të lehtë…Tani
e kuptuat që guri rëndon në vendin e vet.
NM-…E drejtë, po edhe frikë ishte…ishim me fëmijë të vegjël…
BN- Dhe tani i doni qofte hë?. Ke ndonjë rekomandim nga
ndonjë shok i PS-së?
NM-…JO…po kam një foto me Aleko Përgjikën e PS-së. E mbaj me
vete.
BN- Nuk na duhet. Ke Master?
NM- Jo…në kohën tonë nuk kishte mastera…
BN-…e je me të vjetrën…gjërat mor zotëri kanë ndryshuar…Sa
vjet ke që nuk ke qënë këtu?
NM- Më shumë se tre vjet.
BN- Oho nuk di ti sa kanë ndryshuar…po diçka mund të bëhet..
NM- Faleminderit…
BN- Prit prit se ti nuk e ke shumë të qartë se ç’ka
ndryshuar..
NM- …po nuk e di, po kanë
ndryshuar…
BN- ..Se ti vërtet 55 me sa shikoj në CV…po mbahesh mirë…
NM- Ashtu është. Jam ca mbipeshë dhe me kolesterol të rritur
po pa ndonjë problem tjetër.
BN- …Se këtu gjërat kanë ndryshuar…jemi tamam Perëndim tani…Mund
t’ju thërres Maqkë?
NM- Po si jo.
BN- E kështu ti Maqkë, se gjërat domethënë janë të lidhura
dhe me orientimin …kupton?
NM- Po unë nga e Majta anoj , po…
BN-..atë e mora vesh unë ti Maqkë, por është fjala edhe për
orientimin kupton, që edhe unë të shkel disa nga rregullat e mia…
NM- …të them të drejtën nuk po ju kuptoj…
BN- E po se kanë ndodhur shumë ndryshime ti Maqkë…tani…nëpër
vendet e punës ne kupton, marrim më shumë femra nën 18 vjet dhe burra….ka ikur
koha e prioritetit ndaj grave kupton…
NM- Po ky është një avantazh për mua si kandidat burrë apo
jo?
BN- …sigurisht Maqkë, për më tepër, që më dukesh edhe si
tipi im dhe i Kryetarit të Bashkisë?
NM – C’doni të thoni me këtë?
BN- (duke mu afruar)..bëjmë edhe orgjira vetëm me burra…të
gjithë cullak….
(U ngrita i mbytyr në djersë. Endrra më e tëmerrshme, që kam
parë gjatë këtyre viteve të Emigrimit. Duhet të mos lexoj më Gazeta Shqiptare!)