- Ilir Gjoni ishte në vitin 1982, i riu ndoshta më i lakuar në Tiranë. Kishte perënduar ylli i shumë djemve të Bllokut, për shkak të spastrimeve pas vetvrasjes së Mehmet Shehut. Ishin internuar ose futur në burg djemtë e Kadri Hazbiut dhe plot funksionarëve të lartë të Ministrisë të Brendshme, të gjithë të lakmuar nga vajzat më të bukura të Tiranës. Mes të veshurve bukur me rroba të blera jashtë, veçohej Ilir Gjoni se të tjerët si Kudret Hekuran Isai apo Boris Pali Miska ishin ende tepër "fshatarë". Iliri ishte jo vetëm djali i një njeriu të fuqishëm në Byro, por edhe shumë i afërt i klanit Kapo. E shihnim me përçmim, se rrinte shumë i fryrë, por duhet të pranoj, se rrethi jonë shoqëror kishte "alergji" për Bllokun dhe mund të kemi gabuar në përcaktimin e karaktereve të fëmijëve të bllokmenëve. Ilir Gjoni sikur studionte për anglisht një vit ose dy poshtë nesh. Hyrja e tij në politikë, pas largimit të të jatit dhe posti i Ministrit të Brendshëm që ju dha vite më parë, më bëri të humbas përfundimisht besimin se PS mund të rinovohej. Gjoni mund të jetë edhe i zoti dhe i pakorruptuar, por për vetë vetë lidhjet e tij me ish-Byronë politike, duhet ta përjashtonin nga poste kaq delikate sa ai i Ministrit të Brendshëm. Edhe tani që duket më i mënjanuar, përsëri mbahet në poste që kanë të bëjnë shumë me të huajt. Sikurse është i rëndësishëm dhe delikat posti i Ministrit të Brendshëm, po aq është ai i Ministrit të Jashtëm, i mbajtur sot nga Ditmir Sulejman Bushati.
Thursday, 20 February 2014
Une isha atje! (5)
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment