Dje,
një i njohuri im kanadez, jo vetëm i kënduar, por që ka jetuar rreth dy vite ne
Europën lindore gjatë viteve ’70, më pyeti se ç’mendojnë në Shqipëri për
ngjarjet e Ukrainës. I spjegova, që për shkak të humbjes të një shoku, nuk
kisha dëgjuar asnjë koment, veç lajmit të vrasjes të një numuri jo të pakët
njerëzish. Me shokët e mij në Shqipëri nuk kishim përmendur Ukrainën. Pastaj
shtova se në Shqipëri edhe pse i kuptojnë ngjashmëritë me situatën e vendit, Ukraina
ju duket tepër e largët dhe pa efekt në jetën e tyre. Bile të largëta ju duken
edhe ngjarjet pak më tej se Prishtina apo Selaniku. I thashë kështu për njerëzit
e zakonshëm si puna ime apo e shokëve tim, se ma merr mendja që politikanët e
fuqishëm si Rama, çifti Meta-Krymadhi, familja Berisha apo Basha e të tjerë “të
zengjinosur” në mënyrë balistike, ndjekin me interes ngjarjet në Ukrainë, për të
parë se si do sillet Europa ndaj Timoshenkos e kompania bela.
Për
fatin e keq të popullit të Ukrainës dhe të të gjithë popujve të Europës Lindore
(ish-komuniste), ngjarjet e Ukrainës janë thjesht “luftë mes bandash” të mbështetura
nga krahët përkatës në skakierën e madhe të politikës botërore. Tashmë dihet që
askush nuk e ka seriozisht me korrupsionin. Politikano-biznesmenët e korruptuar
mund të sundojnë në vendet e tyre, mjaft të jenë të kujdesshëm në disa gjëra të
thjeshta:
·
Zgjedhje
me manipulim te pranueshme.
·
Shkelje
të të drejtave të njeriut me karar.
·
Fjalë
të mira për Europën dhe Amerikën si dhe euron.
·
Dhënien
e tenderave të mëdhenj kompanive të mëdha të vendeve të mëdhenj.
·
Liri
të shtypit sipas standartit të Murdock.
·
Orientimin
ekonomik të vendeve te tyre sipas sugjerimeve të FMN e Bankës Botërore.
·
(Kur
vijnë politikanë apo specialistë europianë për t’i vizituar t’ju gjejnë edhe ca
femra jominorene për tu dëfryer. Kjo kërkesë bëhet me gojë vetëm.)
Popujt e vendeve
ish-komuniste, nuk i dinë këto kërkesa se në gjithë mediat valojnë fjalët e
bukura të komisionerëve europianë, që nuk kanë asnjë ndryshim nga ato të
politikanëve vendas, vetëm që të gjorët njerëz i besojnë se vijnë nga Lart.
Ende nuk kanë kuptuar të shkretët, se justifikimet “na e kërkon Europa”, “na mbështeti
Europa”, “nuk na le Europa”, “do e përcjellim në Bruksel kërkesën” ngjasin si
dy pika uji me justifikimet e burokratëve të Nomenklaturave “Ka ardhur nga
Komiteti Qendror”, “E ka thënë Partia”, “Do e përcjellim deri tek Sekretari i
parë‘ etj etj. Me një fjalë të njëjtat porrdhë!
Ukraina më shumë
dhe Shqipëria jo më pak, ndodhen në një gjendje kritike të shoqërisë së tyre.
Varfëri e tejskajshme, korrupsion i papam (e vetmja gjë e papame në kryeqytetin
e së papames), mungesë solidariteti brenda shtresave të popullsisë, ekonomi të çorientuara,
sisteme arsimore, shëndetsore e juridike të dëmtuara rëndë. Terreni është i përsosur
për lulëzimin e kriminalitetit dhe lëvizjeve politike ekstremiste, dhe kjo e
fundit është e vetmja gjë të cilës Europa i trembet, por nuk bën asgjë për ta
parandaluar.
Rreziku i
konfrontimeve të armatosura është jo vetëm në Ukrainë, por edhe në Hungari,
Serbi, Bosnjë, Kosovë, Greqi, Moldavi.
Europa e Bashkuar është tashmë një projekt gati në dështim. E keqja është
se ky aparat gjigand burokratik, nuk ka ndërmend as të korrigjohet dhe as të
lerë të lirë të largohen popujt apo ekonomitë që e kërkojnë këtë. Ndaj gjendja e Ukrainës është dhe do mbetet
e keqe edhe pas hyrjes në Europë, ashtu si nuk do ndryshojë aspak ajo e Shqipërisë
kur t’i miratohet statusi i kandidadit apo kur të hyjë në Vëllazërinë e Popujve
të Sunduar nga Korporatat dhe të drejtuar nga politikanët hajdutë.
No comments:
Post a Comment