Kur kërcënova, nuk e dija historinë e shkrimit dhe as vlerën e tij parathënëse. Nuk di as historinë para-parathënëse. Vetëm kujtoj se më 1998, kur e kam pyetur autorin nëse kishte pasur ndonjë rast të pinte kafe me Is, mu përgjigj me përçmim "as më ka interesuar të pinja kafe me të". Unë pata mbledhur supet, sepse edhe sot me shumë dëshirë do rrija të pija një kafe dhe vetëm të dëgjoja pa e ndërprerë ligjëratën(jo të zhdërvjelltë) të Is. Edhe pse sot nuk e besoj.
Po le të hidhemi në temë. Parathënia e Veprës së Zgjedhur XII.
Edhe pse parathënia e një libri nuk është profetike, si e thotë në shqip fjala e saj, është një paradhomë e rëndësishme e veprës. Më parë i shkruanin të afirmuarit për më modestët, tani janë kohë të tjera dhe kufiri midis të mëdhenjve, të zkonshmëve dhe gjenijve është më i lëvizshëm. Sidomos kur bëhet fjalë për një vepër voluminoze, e cila kërkon po aq parathënie sa ka edhe vëllime. Nuk di as natyrën e të tjerave dhe as autorët e tyre. Parathënia e parathënësit tim, është një lloj esse-je mbi veprën e Is, "Viti I Mbrapshtë"këndvështrimin e tij letraro filozofik në përgjithësi, raportet me Diktaturën dhe efektin mbi brezat e lexuesve. Përpjekje e logjikshme. Vetem e nisur shumë keq prej titullit. Vazhduar më keq me hyrjen.
(vijon)
No comments:
Post a Comment