(vijim)
Për indiferentizmin e publikut, sidomos atij jashtë Korçës,
është e kotë të bësh me faj njeri, se për Muzetë apo për pikat historike të një
qyteti kudo në botë, diskutimi nis dhe vazhdohet nga profesionistët. Edhe në
vende të zhvilluara si Anglia, Franca dhe më tej tek Italia dhe Greqia,
Monumentet dhe Muzeumet rrezikohen çdo ditë nga mungesa e fondeve. Ndaj
institucionet e këtij karakteri pasi krijohen, konsolidohen mirë dhe arrijnë të
mbrohen në vazhdimësi. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë me Mësonjtoren e Parë
Shqipe.
Edhe në periudhën e Diktaturës, kur për shkak të
centralizimit dhe të fondeve jo të pakta në sektorin e propagandaës, Mësonjtorja
e Parë ishte një “shtëpi-muze” me pak eksponate dhe me një ciceron, që punonte
edhe si mësues dhe një pjesë të normës javore e plotësonte me përkujdesjen ndaj
Muzeut. Edhe për 100 vjetorin(ose pak më parë), kur ju dha statusi i “Muzeut
Kombëtar të Arsimit” ndryshimi në përbërjen e institucionit ishte minimal. Edhe
përmbajtja e Muzeut nuk pati ndonjë hop cilësor. Ndaj asnjëherë nuk ishte një
Muze tërheqës dhe interesant për qytetarët e Korçës, për shqiptarët apo më tepër
akoma për të huajt. Më tepër ishte një symbol i një arritjeje të Kombit
shqiptar.
Që prej vitit 1991 e deri më 2021, Mësonjtorja degradoi në mënyrë
të shkallëzuar edhe si përmbajtje edhe sin dërtesë. Ka patur vetëm një Vendim të
qeverisë Meksi , që e rithekson statusin e saj si “muze kombëtar”, por asgjë më
tepër. Qeveritë e të dy krahëve politikë e injoruan Muzeun dhe ndoshta duke
gjetur “sebep” varësinë e saj nga Tirana, si muze kombëtar, po njëlloj vepronin
edhe kryetarët e bashkive të të dy krahëve politikë. Plani për restaurim i vitit
2019 ishte i pari sinjal pozitiv për mosdegradimin e plotë të ndërtesës.
Por a është mjaft dhe e saktë ajo çka u bë me Mësonjtoren
gjatë vitit 2020 dhe muajve të parë të këtij viti?
Duke përjashtuar ndërhyrjet e domosdoshme konstruktive për
mbajtjen në këmbë të ndërtesës, çdo gjë tjetër jo vetëm nuk ishte e mjaftë, por
në disa raste edhe e dëmshme. Kështu ndodhi me rifiniturat e brendëshme, ku dyshemeve
dhe dyerve dhe dritareve nga brenda ju dhanë ngjyra të ndryshme nga ato
origjinalet, u shtua një shkallare betoni në oborr, e justifikuar me ndenien e spektatorëve
gjatë shfaqjeve?! Dhe u ndryshua grupi skulpturor i ABC-së, i ngritur më 1987,
por që ishte bërë një symbol i Mësonjtores së Parë. Në tableën hyrëse ishte shënuar
Muzeu i Arsimit Korçë, një përcaktim “as mish as peshk” I Muzeut, që të le të
mendosh se të tillë do ketë edhe në Elbasan, Corovodë dhe Shijak.
Një restaurim-rinovim i shpejtuar, amatoresk, për sy e faqe
dhe për të vjedhur ca fonde publike!
Për të qënë I drejtë, më mirë se sa ishte më parë, por
askush nuk k apse t’i konsiderojë si fonde të falura nga Rama, por para të
taksapaguesve kor]arë.
Le të mos mbetemi në konstatimet dhe kritikat, por le të
themi se ]’mund të bënim po të kishim di]ka në dorë dhe nëse në ndonjë vesh të
ndonjë koke të arsyeshme me pushtet në të ardhmen do bjerë ky shkrim, mbase
mund të vlejë si këshillë.
Mësonjtoren e Parë Shqipe nga harrimi mund ta shpëtojë vetëm
kthimi në një institucion muzeo-studimor i arsimit dhe i gjuhës shqipe. Idea se
Muzeumet po i kthejmë në qendara të edukimit të fëmijëve, si u shprehën
autoritetet në përurimin e këtij marsi janë gënjeshtra, që edhe ata vetë nuk i besojnë.
Eshtë e mundshme, që edhe në atë ndërtesë të vogël, me emërimin e dy –tre historianëve
dhe gjuhëtarëve të përgatitur, me pasion për këtë fushë dhe në bashkëpunim me
universitetin “Fan Noli” të punojnë sin jë bërthamë shkencore për historinë e
gjuhës shqipe dhe të arsimit shqip. Me angazhim të studentëve, që studiojnë për
mësuesi në Kor]ë atje mund të bëhen tema të panumurta për një fushë të historisë
shqiptare, e cila nuk është e shterrur dhe që ndryshon vazhdimisht. Por për kët
duhet një interesim këmbëngulës i Universitetit të Kor]ës dhe Bashkisë të
qytetit, për një fond modest rrogash dhe grante për tema diplomas hose studime
të tjera të këtij lloji.Vetëm në kët mënyrë Mësonjtorja nuk do mbetet një shtëpi-muze
“e vdekur”, por do shërbejë si institucion me vlerë i kulturës shqiptare.
Muzeumet nuk janë vende shumë interesante për njerëzit,
qofshin ata turistë. Me përjshtim të muzeve arkeologjikë, ose atyre me piktura
autorësh të njohur, kudo në botë Muzeumet e natyrës të Mësonjtores të Parë tërheqin
pak vizitorë. Edhe sikur të futësh në to mjetet më të sofistikuara të
teknologjisë (si pretendojnë reklamuesit e Rilindjes për Mësonjtoren), pas një
vizite të vetme, janë të pakët ata që duan të shohin Muzeun për të dytën herë. Duhet
të pranoj se pasi punova për 5-6 muaj për Muzeun në 100 vjetorin e hapjes së
shkollës së parë shqipe, e kam vizituar atë Muze vetëm një herë të vetme për 20
minuta. Ndryshon puna, kur ato kthehen në institucione shkencore, pasi minimum mund
të tërheqin specialistë të fushave për t’i vizituar herë pas here dhe njëkohësisht
edhe studentët mund të gjejnë risi të reja, që ju vlejnë për arsimimin e tyre.
A do ketë Mësonjtorja jetë të gjatë?
Mendoj se do “zvarritet” në këtë gjendje edhe disa
dhjetvjeçarë. Më pas?
Lum kush të rronjë!
No comments:
Post a Comment