(vijim)
Pra pak a shumë këto janë karakteristikat e
alPolitikës shqiptare me efekt kryesisht në shoqërinë shqiptare dhe me pak
ndikim në politikën rajonale.
alPolitka ka pasur pak nuanca në marëdhëniet
e jashtëme dhe ato kryesisht kanë qënë në varësi të gjendjes së politikës së
brendshme dhe të humbjes së mbështetjes në popull.
Kujtoj se në vitin 1996 edhe pse kishin mbështetur
për 5 vjet rrjesht Sali Berishën dhe PD-në, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk
pranuan vjedhjen e hapur të votave në zgjedhjet e e majit. Në të kundërt,
Bashkimi Europian edhe para zgjedhjeve, por edhe pas tyre e kishte shprehur
qartë se nuk ishte për një rikthim në pushtet të ish Partisë së Punës(Partisë
Socialiste). Brenda Partisë dhe më vonë hapur Berisha e cilësoi këtë si “ndikim
të lobit grek tek të majtët e Klintonit”, por kjo nuk kishte të bënte aspak me
Klintonin dhe të majtët e tij. Administrata e asaj kohe ishte administrate më
pro-shqiptare, që e tregoi hapur në ndërhyrjen ndaj Sërbisë dhe çlirimin e
Kosovës. Ajo administratë (njerëzit e ngarkuar me Shqipërinë) nuk mund të
pranonin vjedhjen e hapur dhe shkeljen e plotë të standarteve demokratike duke
mbyllur të dy sytë sikundër po bënte Bashkimi Europian. Më pas edhe të dytët
ndoqën të njëjtën vijë me amerikanët ndaj Berishës.
Interesant është fakti, që gjatë qeverisjes
së dytë (2005-2013) Berisha e harroi “lobin grek” dhe ndërtoi marëdhënie shumë
të mira me fqinjin anëtar të Europës së Bashkuar. Në të kundërt, Rama i
Socialistëve, që kanë pasur marëdhënie shumë të mira me Europën gjatë qeverisjes
Nano, i ka të acaruara marëdhëniet me grekët dhe i ka “mjaltë e sheqer” me
Turqinë dhe Sërbinë.
Edhe mjaft “lëvizje” të tjera më të vogla,
si “shpërthimet e fundit antiamerikane” të Metës janë tregues se alPolitika nuk
ka asnjë plan stabël strategjik kombëtar, por reagon thjesht në varësi të
interesave personale të kreut të qeverisë dhe të rrethit të ngushtë të tij. Për
ta aleati më i mirë i Shqipërisë është ai që i mbështet për të qëndruar në
pushtet sa më gjatë “për të rrjepur” pasuritë e një vendi të vogël, të cilat çuditërisht
nuk janë të pakta.
Në fillim këto spjegoheshin si mungesë e “klasës
politike”, mungesë përvoje liderave e të tjera si këto, gjë që ka mbizotëruar në
mendimin e Europës, Amerikës dhe njerëzve, të cilët janë marrë me Europën
Lindore si Xhorxh Soros. “Xhaxha” Sorosi (si e quanin studentët e vendeve
lindore në universitetet që krijoi) kujtonte se me shkollim të mirë do krijohej
një brez i ri politikanësh liberalë, të arsimuar mirë dhe mendjehapur, të cilët
do ishin elita që do shpinte përpara shoqëritë postkomuniste. Të paktën në
Shqipëri (por besoj se edhe në gjithë Lindjen) dështimi ishte i plotë. Soros
dhe këshilltarët e tij nuk dinin se sa i fortë ishte edukimi materialist në
gjithë shoqërinë e vendeve ish-komuniste. “Elitat” e përzgjedhura prej tij dhe
fondacioneve që drejtonte janë monstra të një lloji të veçantë ku gërshetohet
materializmi i pakufi me dinakërinë e elitave amerikane dhe europiane, si dhe
me paturpësinë e ithtarëve të globalizmit. “Trajtimi në kuzhinat e Sorosit” i ka
bërë pakëz më të sofistikuar por akoma më lakmitarë se paraardhësit e tyre
ish-komunistë, të cilët e njihnin pak frikën dhe turpin.
alPolitika e ka shpënë shoqërinë shqiptare
në një gjendje të pashpresë. Në dhjetë vitet nga 2010 janë larguar 500 mijë
shqiptarë nga Shqipëria dhe një numur i konsiderueshëm, por jo kaq i madh, nga
Kosova. Kjo rrjedhje do vazhdojë edhe në vitet e ardhme dhe do rritet kur të bëhet
antarësimi në Europë nëse nuk ndodhin ndryshime rrënjësore, të cilat duket se
nuk ka kush t’i bëjë. Shumë njerëz të ndershëm dhe të shkolluar besojnë në
Amerika dhe Europa, gjë që dëshmon edhe më shumë në gjendjen e pashpresë të
shoqërisë shqiptare. Shoqëritë dhe klasa politike ndryshohen nga brenda. Të
huajt mund të ndihmojnë, por është naivitet i plotë të mendosh se Shqipërinë
(apo çdo vend) mund ta “sjellin në dinë“ të huajt.
Shqipëria do jetë në dhjetvje]arë vendi ku
sundojnë “tahmaqarët”, Qifet, Doshët, Kokat, djemtë e Hajredin Shytit, fisi
Capja dhe plot e plot të tjerë si këta.
No comments:
Post a Comment