Korçarët më të ndjekur në Facebook dhe detyrimisht edhe më të
famshmit për vitin 2017 ishin Eli Fara me 78 mijë ndjekës, Niko Peleshi me 41
mijë dhe Kastriot Myftaraj me 35 mijë. Gjithë të tjerët, përfshi këtu edhe
kryetarin e bashkisë Raqi Filo, këngëtarin Gena dhe këngëtarin Endri Prifti,
nuk arrijnë të kenë më shumë se 15 mijë ndjekës.
Duket e rastësishm, por mbase dhe nuk është e tillë, që të
tre të parët përfaqësojnë jo vetëm fusha të ndryshme të jetës, por edhe tre
komunitetet kryesore të trevës së Korçës. Kengetarja Eli Fara fushën e artit
dhe bashkësinë arumune, Niko Peleshi fushën e politikës dhe bashkësinë
ortodokse, ndërsa Kastriot Myftaraj- Mediat dhe bashkësinë muhamedane.
Në këtë rast, çdo gjë është e vërtetë, jo e manipuluar si në
zgjedhjet në Shqipëri, por shqiptarët(korçarët) janë të dashuruar më shumë se
me këdo me këta tre personalitete.
Eshtë interesante, se të tre janë rrotull të 50-ve, moshë
kjo, që në kohën e sotme, përkon me kulmin e krijimtarisë, veprimtarisë mendore
dhe asaj fiziko-seksuale. Eshtë interesante, se diva jonë, Eli Fara, ka më shumë
ndjekës sa kanë sëbashku Peleshi dhe Myftaraj. Fama e saj i kalon oqeanet, por
duhet thënë se ka edhe më shumë vite veprimtari se dy të shquarit e tjerë.
Peleshi dhe Myftaraj, janë bërë të njohur kryesisht në këtë mijëvjeçar. I pari
si kryetar i suksesshëm I Bashkisë së Korçës dhe më pas zëvendëskryeministër po
aq i suksesshëm, ndërsa i dyti, si analist politik dhe zbulues komplotesh kombëtare
dhe ndërkombëtare.
Në rast se bëjmë një krahasim alla-Dullë, me vitin 1938,
edhe pse në atë kohë nuk kishte media sociale, por nga vendi, që zinin në
shtypin e kohës, korçarët më të famshëm ishin sopranoja Tefta Tashko,
politikani Koço Kotta dhe poeti dhe patrioti Sali Butka.
E mirënjohura Tefta Tashko kishte kryer studimet për kanto në
Konservatorin e Parisit; Koço Kotta ishte diplomuar si mjek kirurg në
Universitetin e Athinës dhe më pak informacion ka rreth studimeve të Sali Butkës.
Ka pak pika të ngjashme midis personaliteteve të 80 viteve më
parë dhe atyre të sotëm. Kjo ndoshta edhe nga zhvillimi, që morën universitetet
në Shqipëri, në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar. Politikani Peleshi ka
disa diploma- në Universitetin e Korçës, atë të Tiranës dhe të Selanikut. Nuk
dihet me siguri, nëse Eli Fara ka marrë diplomë të Akademisë së Arteve dhe
analisti Myftaraj, pak i përmend diplomat e tij.
Gjithsesi, mbi të gjitha është suksesi!
Janë këta tre korçarë, që na bëjnë të ndjehemi sot më krenarë
se kurrë!
I love Korça!
No comments:
Post a Comment