Friday, 8 November 2013
Kush do një latë darke?
Kush do nje latë darke?
Per miqte e mij nen 40 vjeç, duhet te sqaroj, qe kjo ishte nje thirrje, qe degjohej shpesh ne konviktet e Qytetit te Studentit, ne vitet e sho Enver. Lata(qe nuk duhet te ngaterrohet me kafe latte)ishte nje bilete e parapaguar, per te ngrene nje vakt ne mence. Me siguri, ne konvikte, nuk ka me thirrje te tilla , te cilat duket se ne kohe votimesh apo mitingjesh, jane kthyer ne thirrje "Kush do rimbursim per udhetimin partiak".
Debati i fundit rreth blerjes se votave per Kryetar Bashkie ne Korçe, me duket pakez qesharak nga cmimi, por edhe nga reagimi i pales humbese. Tashme e dine edhe te porsalindurit qe ne Shqiperi votat blihen, komisoneret blihen edhe vete deputetet apo ministrat blihen. Dhe ndodh rendom ne gjithe ish-Lindjen. Njerezit e zhgenjyer, ata qe rrojne ne mizerje kane edhe te drejte te shesin te vetmen gje qe mund te shesin. Ne kete rast Voten.
Para dhjete vjetesh, "inteligjenti pa grame" Terri Koka, minister i te gjitha qeverive te fundit, per te luftuar blerjen e votave gjate zgjedhjeve bashkiake ne Durres, ku kandidonte per te paren here, pagoi 100 dollare nje pjese te mire te simpatizanteve te PD, per te mos shkuar ne qendrat e votimit. Ishte e vetmja menyre per te patur garanci qe nuk do votohej kunder tij. Mospjesemarja eshte lehtesisht e verifikueshme neper lista, ndersa vota jo. Terri u zgjodh kryetar bashkie si perfaqesues i PS.
Kush ka nje latë darke?...
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment