Tuesday, 26 November 2013
Shkolla shqiptare e Arkitektur[s (2)
(vijim)
Një nga gabimet kryesore ka qënë orientimi i kursit të arkitekturës dhe Urbanistikës drejt një formimi të profesionistëve duke i rënduar anës estetike dhe figurative e duke lënë në plan të dytë realizimin e tye ndërtimor. Natyrisht, kjo ka qënë rjedhojë e kopjimit të programeve të shkollave të Lindjes ku ishin studiuar jo veëm arkitektët pedagogë por edhe thuajse të gjithë arkitektt proektues të asaj kohe. Ndrshime të vogla kishte ndërmjet arkitektëve që kishin studiuar në Hungari, Ceki dhe Bullgari, shkollat e të cilave kishin ende ndikimin e shkollave gjermane apo edhe Bahaus-it, dhe atyre që kishin studiuar në BS, Poloni e Rumani. Mungonte në progamet shkollore fryma e Bahausit apo shkollave të vendeve anglo-saksone, të cilat i kushtojnë rëndësi realizimit praktik të ideve. Kuptohet që nuk mund të kishe huazime nga shollat amerikane, për shkak të arsyeve politike, por edhe për konceptim e materiale krejt të ndryshme arkitekturore. Në programin mësimor të mbetur të paktën deri në vitet ’90, lënda që kishte numurin më të madh të orëve ishe Vizatimi i Lirë, i cili ndihmon për të formuar një “sy arkitekturor” të mirë, por nuk është dhe nuk duhet të konsiderohet lëndë formuese. Gjatë paktikës së projektimit të viteve ’80 dhe ’90(bile edhe sot) mund të shohësh projekte të paraqitura bukur dhe me shije por që kanë të meta të rëndësishme në konceptim apo në zgjidhjet planimetrike, për të mos vazhduar më tej me problemet e mëdha që kanë në detajim apo në koordinimin me pjesët e infrastrukturës.
Në vitin 1982, për herë të parë prej shkëputjes së marëdhënieve me vende e Lindjes dhe Kinën(por jo të shkëputjes nga ndikimi i shkollave të tye), gjatë një vizite të disa pedagogëve të Universitetit "Lindja e Mesme" e Ankarasë, gjatë prezantimit të një filmi rreth programit dhe veprimtarive të Departamentit të Arkitekturës, u pa qartë ndryshimi i madh dhe dobësitë e shkollës sonë. Duke qënë të sjellshëm, të njëjtën gjë konstatuan pedagogët turq. Universiteti në fjalë ishte një Universitet Amerikan dhe në të studionin studentë nga shumë vende të Lindjes së Mesme dhe jo vetëm nga Turqia, por ndjehej formimi me nivel i profesionistëve, të cilët edhe pse mund të mos dinin shumë rreh Vitruvit apo ordereve klasike greke, dinin se si duhet ndërtuar në kohën tonë.
(vijon)
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment