Saturday, 16 November 2013
Kujt t'i besosh në Shqipëri?
Mbrëmë hodha shpejt e shpejt një shënim në FB, të cilin e titullova “Ne dhe amerikanët”, si reagim ndaj gjithë “rrëmujës” rreth asgjesimit të armëve kimike të Sirisë dhe sidomos rreth antiamerikanizmit të shprehur në shtyp dhe në mediat sociale. Po shtoj edhe disa gjëra të tjera, që dolën nga diskutimi me Rikon, por dhe nga ç’pashë më tej, kalimthi, në shtypin shqiptar. Më shumë se titulli “Ne dhe amerikanët", tani e ndjej që duhet ta titulloj “Kujt t’i besosh në Shqipëri?” ka kohë që besoj vetëm 3-4 shokët e mij, kur informohem rreth asaj ç,ndodh atje, por shpesh më duhet edhe të lexoj gazetat, se shokët as kanë kohë të merren me informimin tim, por dhe nuk mund t’i mësojnë të gjitha. Për shembull akoma nuk di nëse vërtet asgjesimi i armëve përbënte rrezik të madh për ambientin apo për shëndetin e banorëve të Shqipërisë.
Nga e gjithë "meseleja" e armëve kimike, duket që humbësit jane amerikanët(më mirë nëpunësit që po merren me këtë punë) dhe perkrahesit e teorive komplotiste. Kthimi i fjales se dhene(qe nuk eshte ndonje gjynah i dores se pare ne politke, por me shume shenje papjekurie), do sjelle normalitet ne jeten shqiptare. Ata qe shohin doren e Amerikes pas cdo ngjarjeje ne Bote, nese nuk do e kuptojne qe nuk eshte teresisht keshtu, te pakten do vrasin mendjen per te gjetur ne JO-ne e Rames doren e Izraelit. Njerezit e Departamentit te Shtetit dhe atij te Mbrojtjes do gjejne nje zgjidhje tjeter mbase me te shtrenjte dhe çdo gje do harrohet pas disa muajsh. Veç shprehja e antiamerikanizmit ne shume organe te Medias apo e shprehur nga politikane e analiste, nuk ka per tu fshire kaq lehte. Mbi te gjithe, eshte dalluar Fatos Lubonja, i cili ka kerkuar edhe shpalljen "person non grata" te ambasadorit amerikan nese ky i fundit ka thene qe "SHBA do zhgenjehete po qe se kthehet vendimi i mare!"
Shpallje "person non grata" e nje diplomati, sidomos e nje ambasadori eshte nje veprim qe perdoret shume shume rralle dhe ne vende qe jane armiq me njeri tjetrin. Kjo ne asnje menyre nuk duhet shkuar nder mend ndaj Amerikes!
Per me teper Arvziu nuk beri presion por po theshte ate qe eshte e vertete. "Jemi mare vesh ndryshe dhe ju po na zhgenjeni qe po ndrroni qendrim!"
Politikaneve te papergjegjshem fatkeqesisht po ju shtohen edhe analiste qe deri dje i kam konsideruar te pergjegjshem e pozitive. Eshtè e papèrgjegjshme se nuk èshtè aq e zorshme tè ringjallèsh antiamerikanizmin e kultivuar nè kohèn e Diktaturès. Njerèz qè ende besojnè nè "rreziku anglo-amerikan pèr Shqipèrinè, apo filogrekè e filogjermanè, mund tè gjallèrojnè njè antiamerikanizèm, i cili nuk èshtè i huaj pèr vendet europiane dhe qè veç kusureve tè politikès sè jashtme tè US, vjen edhe nga mosnjohja e e demokracisè amerikane.
Por befasia më e madhe më erdhi nga letra e Rexhep Qoses, pas fjalimit të së premtes të Ramës. Cuditërisht, akademiku i nderuar, fjalët e të cilit në të gjitha rastet i kam marë si të vërteta, ose të paktën të ndjera sit ë tilla, jo vetëm që përgëzonte Ramën për një fjalë jo vetëm narcistike, por të poshtër; por e quante kryeministrin shqiptar burrë shteti dhe fjalimin e tij historik!!
Deri këtu ka arritur të verbohet nga urrejtja që ka për Berishën professor Qosja? Apo nuk duhet besuar më askush që mer penën e shkruan?
E kam përsëritur disa here, që për shkak të moshës, Rama përbën një rrezik më të madh për Shqipërinë se pararendësi i tij. E keqja është që jo vetëm nuk ka se nga kush të zëvendësohet, porse në Mëmëdhe nuk mund t’i besohet më kërkujt!
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment